Historia Donaldit, mësuesit që ngriti shkollën e fshatit në Skrapar dhe u martua me amerikanen 15 vite më të madhe se ai

Donald Dervishi e nisi rrëfimin duke treguar sesi u bë mësuesi i fshtatit Vendresh në zonën e Skraparit.

”Në vitin 2004 pasi përfundova studimet, vendosa që të jepja kontributin tim tek fshati im që gjendet në zonën e Therepeles në Skrapar, ku ndërsa unë isha mësues, nxënësit e mi ishin 4 vite më të mëdhenj se unë” tregon Donaldi.

Ai jepte lëndën e gjuhës shqipe në atë kohë dhe e kishte me shumë pasion. Më pas i riu mësoi se në fshatin Vëndresh të Skraparit, nuk kishte shkollë për fëmijët e vegjël, kështu që në mënyrë vullnetare, së bashku me një kolegun e tij, vendosi që të ndërtonte shkollën e fshatit.

”Isha kaq i emocionuar sepse po bëja diçka për ata fëmijë, duke i dhënë një të ardhme për t’u shkolluar” tha Donaldi gjatë intervistës.

Ai së bashku me mikun e tij, kishin finalizuar kështu një ëndërr që tashmë u bë realitet, duke e bërë fshatin me shkollë. Më pas, në vitin 2012, Donaldi u fut në radhët e forcave të armatosura shqiptare, për t’u futur pas kësaj përvoje në spektaklin “Big Brother Albania”. Teksa foli dhe për jetën e tij personale, Donaldi tregoi se është martuar me nje grua 15 vite më të madhe dhe se dashuria është e verbër në të gjitha kuptimet e fjalës.

”Kur u martova me time shoqe, nuk pas as moshën, as kombësinë, por zgjodha njeriun” tha Donaldi. ”Familjarët e mi kur e panë që ne e kishim shumë seriozisht, e pranuan këtë fakt dhe sot ne jemi prindër të një vajze të vogël” vazhdoi më pas ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/03/2023 00:37

    Te ndertosh shkollen e fshatit eshte dicka e jashtezakonshme,duket qe profesionin e keni pasion dhe nuk jeni thjesht nje nepunes qe punon vetem per rrogen.

    Përgjigju
  • Makiwa: 07/03/2023 16:34

    Donaldi, dashuria asht e verber, po pasaporta Amerikane te ban me pa mire boten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite