Historia e 'Doktorit Eremit', zgjedh
të jetojë në pyje për 2 dekada

Historia e 'Doktorit Eremit', zgjedh<br />të jetojë në pyje për 2 dekada
Dielli bie pas tre orësh e gjysmë në kodrën “Poggio alla Sentinella”. “Është manteli i shtrigës”, thonë të vjetrit për pyllin ku punonin shpesh dhe ku pasditja ishte më e shkurtër se në zonat e tjera. Është pikërisht në këtë pyll misterioz ku është parë për herë të fundit mjeku Carlos Sanchez Ortiz De Salazar.

46-­vjeçari i diplomuar në mjekësi, specializuar më pas në psikiatri, i cili flet plot pesë gjuhë të huaja. Ai është zhdukuar para dy dekadash në Sevilja pa asnjë arsye dhe pa lënë asnjë shënim. “Kur na thanë se ishte ai, u ndjeva e rilindur”, thotë e ëma në lot. Ajo ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me të bijën për të identifikuar nëse bëhej fjalë për të birin.

Carlos u zhduk nga shtëpia në 1996 pas një depresioni të rëndë. Në vitin 2010, 23 prill, ai u klasifikua si i vdekur në Spanjë pasi familja humbi shpresën se do të mund ta gjente ndonjëherë. Mjeku psikiatër jetonte në Sevilja por ishte lindur në rajonin bask, qytetin e Bilbaos. Vendi ku thuhet se ka jetuar Carlos është më i humburi i zonës.

Ai kishte ndërtuar një kasolle të vogël ku kalonte netët. Kasollja ishte shkatërruar pasi Carlos u zbulua nga disa banorë të zonës. Ata e identifikuan dhe bënë një denoncim, por kur policia shkoi në vendngjarja mjeku kishte shkatërruar gjtihçka për të mos lënë prova. “Po iki sërish, më lini rehat”, u tha mjeku banorëve që e kishin parë në pyll.

Në kasollen e tij u gjendën të copëtuara tre shishe uji, një mantel najloni, disa qese plastike dhe dy palë pantallona. Aty kishte edhe disa mbetje ushqimesh që mesa duket i kishte gjetur ndër mbetjet e turistëve gjatë verës. “Ai është një person inteligjent. Ka zgjedhur ushqimin dhe e ka konservuar për në dimër. Ka mbledhur ujë të pijshëm nga burimet malore dhe ka krijuar një kasolle që e mbronte nga shiu si dhe i ftohti.

Detin e ka afër dhe mundet të shkonte të peshkonte. Në zonën që ai ka zgjedhur mund të mbijetonte më së miri. Dhe dikush që njeh shkencën mund ta bëjë më mirë nga të tjerët”, thotë kryebashkiaku i zonës së Grossetos. Por ku ka shkuar Carlos? “Na mjafton ta takojmë gjysëm ore. Pastaj nëse ai nuk do nuk e shqetësojmë më”, tha mamaje e eremitit spanjoll.

Ajo u bind se ai është i biri kur pa disa foto të shkrepura nga dëshmitarët që e gjetën. Por ku ka shkuar Carlos? Një banore e zonës thotë se ai i kërkoi të flinte një natë në shtëpinë e saj në periferi të Grossetos, por ajo nga frika nuk pranoi. Familja e dëshpëruar do të kthehet në Spanjë në pritje të lajmeve nga Shoqata për Kërkimin e të Humburve në Italia.

“Do ta ndjekim rastin e tij, është po aq sa i çuditshëm, edhe kurioz”, thotë drejtuesi i Shoqatës, La Scala. Carlos është një person i lirë që mund të vendosë çfarë të dojë. Në Itali ai nuk ekziston në bazë të dokumentave ndërsa në Spanë e konsiderojnë të vdekur.

Kjo është historia që duket sikur vjen nga një epokë tjetër, e mjekut spanjoll që ka zgjedhur jetën e eremitit. Një divorc nga shoqëria e qytetëruar, e cila njëkohësisht tremb dhe krijon njëfarë tërheqje. Por mbi të gjitha të bën të reflektosh.

Marrë nga Tema
eremiti spanjoll

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social