Historia e 51-vjeçarit Lazim Latifi që humbi këmbën në aksident, por jo dëshirën për sport, sot pjesë e ekipit italian të personave të amputuar

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte inxhinieri dhe sportisti Lazim Latifi, i cili 6 vite më parë humbi këmbën në një aksident rrugor, ndërsa sot është pjesë e ekipit Italian të futbollit të personave të amputuar.

”Deri në moshën 45 vjeçare isha një njeri normal që e jetoja jetën në mënyrën më të mirë të mundshme fare i shpenguar, ndërsa më pas, pata momentin më të vështirë të jetës time, një aksident automobilistik” - E nis kështu rrëfimin prekës Lazim Latifi, inxhinieri, me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

“Isha duke lëvizur me motorin tim një mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit, kur një shofere femër, më preu rrugën me makinë dhe ndodhi aksidenti fatal për mua. Humba ndjenjat dhe kur u përmenda, pashë që këmba kishte ikur përgjithmonë, ndërsa u përmenda disi, ashtu të dëmtuar këmbën e lidha vetë me një litar” tha Lazimi gjatë intervistës.  

Ai humbi këmbën, por jo besimin, pasi gjeti forcë tek familja për të vazhduar përpara, duke mos rënë në pesimizëm. ”Operacioni i amputimit zgjati diku tek tre orë, por falë Zotit, dola gjallë, pasi historia mund të shkonte dhe më këq” shtoi Lazimi.

Falë bashkëshortes, dy fëmijëve dhe besimit në Zot, ai mundi të dilte nga momenti i vështirë, por një sfidë e re i doli përpara, beteja ligjore për të kërkuar drejtësinë. Sipas tij aksidenti u manipulua për të mos nxjerrë fajtore shoferen, ndërsa procesi gjyqësor ende vazhdon. Thotë me bindje se kjo çështje do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut, pasi provat e aksidentit janë manipuluar nga pala tjetër. Në vitin 2017, Lazimi vuri protezë për herë të parë dhe i erdhi në mend ideja që të merrte pjesë në maratona dhe ndeshje futbolli.

”Siç e dimë, protezat janë të shtrenjta, nisin që nga 3.000 deri në 30.000 euro. Ai foli dhe për momentin më të bukur të jetës, kur propozoi bashkëshoren. Në një rrëfim të sinqertë ai tregon:

”Ajo ishte shoqe e kushërirës sime dhe gjërat erdhën shumë shpejt, në fillim dola me të dhe e putha pa dëshirën e saj dhe më pas i kërkova të ishte nusja ime” shprehet Lazimi i emocionuar. Sot ata kanë dy fëmijë të mbarë që kanë gjetur veten plotësisht në Itali, ku edhe jetojnë. Në fund të bisedës Lazimi nuk harroi të falenderonte dhe  Bashkinë e Tiranës që i kishte mundësuar 50 % të kostos së një proteze sportive me titan që ai të mund të vraponte në Maratonat e Tiranës dhe jo vetëm.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse