Historia e 54-vjeçares të rritur në jetimore që mësoi se ishte me kancer gjatë pandemisë: Me ndihmën e miqve i përballoj çdo gjë që më del përpara

SARANDË- E braktisur nga prindërit në foshnjëri dhe e rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, Miranda Koçi përjetoi momente të vështira kur mësoi për sëmundjen. Ajo u diagnostikua me kancerin në pranverë, kur vendi ishte izoluar nga pandemia e COVID-19.

Gjatë kohës së pandemisë kisha një dhimbje tek gjoksi. U lidha me Anila Pikulin me kryetarin dy koleget e mi të punës dhe gjithë bashkia më ndihmuan. Dola me tumor në gjoks, e mori vesh kryetari në lidhje me doktorët e Tiranës. Bashkia më ka ndihmuar, më kanë dalë në krah", rrëfen ajo.

Jeta nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për 54-vjeçaren. Ajo nuk është martuar asnjëherë... miqtë dhe kolegët janë kthyer në familje për të.

Miranda Koçi punon si sanitare në bashkinë e Sarandës, ndaj falënderon kolegët dhe punonjësit e shtëpinë e fëmijës që i janë gjendur pranë.

"E përjetova ndjeva një mërzitje një dhimbje që mund të më ndodhte mua. Prapë i përballova me ndihmën e kolektivit të punës dhe kryetarit të bashkisë Adrian Gurma. Katër muaj që po bëj kimioterapi kam edhe 4 seanca të tjera, është pak vështirësi me kurajo dhe me ndihmen e kolektivit të punës i përballoj çdo gjë që më del përpara", tha Miranda.

Përmes mikrofonit të Report Tv, Miranda jep një apel për të gjitha gratë e vajzat...

"Mesazhi im është muaji i kancerit të gjirit kontrolle për shëndetin e tyre. Uroj që sa më shpejt të kenë kurajo, shëndet e force mos t'i marrin gjërat me mërzitje", përfundon Mirandës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë