Historia e arratisjes së shqiptarëve
nga burgu i Trikallas, Greqi

Historia e arratisjes së shqiptarëve<br />nga burgu i Trikallas, Greqi
ATHINE- Mbrëmjen e 22 marsit 2013 disa të burgosur u arratisën nga ai burg, duke shfrytëzuar trazirat që po vazhdonin atje që prej tri ditësh.

Autoritetet greke vetëm të nesërmen e arratisjes bënë të ditur numrin e saktë të të arratisurve.

Sipas tyre ishin arratisur 11 shtetas shqiptarë, që vuanin dënime të ndryshme për vjedhje dhe grabitje. Nisur nga fakti se prej të burgosurve ishte shtirë me armë zjarri kundër rojave, duke plagosur tre prej tyre, ministria e Drejtësisë e cilësoi arratisjen si një “sulm ushtarak të mirëorganizuar”.

Me publikimin e emrave dhe fotografive të të arratisurve, mesditën e 23 marsit, filloi dhe një nga operacionet më të mëdha në vite të policisë greke, për gjetjen dhe kapjen atyre që kishin realizuar arratisjen më masive nga burgjet greke në dekadat e fundit.

Sipas mediave operacioni kishte kushtuar të paktën 1 milion euro.

Tre prej të arratisurve u kapën vetëm disa orë pasi ishin larguar nga burgu i Trikallas.


Disa ditë pas arratisjes, një grup i tyre u përlesh me policinë në Korinth, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti e vrarë një e re greke, që u ndodh rastësisht në vendngjarje.

Një muaj e gjysmë më vonë, në fillim të majit u kap në Athinë Ermal Lita, menjëherë pas kryerjes së një grabitjeje me armë në një supermarket, në Peristeri.

Më 2 korrik, në përleshje me policinë në Etoloakarnani të Greqisë perëndimore, mbetën të vrarë, Flamur dhe Ermir Sinani, përkatësisht xhaxha e nip.

I pari i arratisur nga burgu i Larisës në 2006, i dyti, i arratisur nga burgu i Trikalas më 22 mars 2013.

Ekzekutimit të tyre i kishte paraprirë vrasja e një polici 37 vjeçar grek në një tjetër shkëmbim zjarri midis të arratisurve dhe policisë.

Më herët, më 18 maj, dy persona realizuan një grabitje me armë në një bankë të Larisas, dhe mundën të marrin një shumë parash prej një milion euro. Autorët ishin fiksuar nga kamerat e sigurisë të bankës dhe nuk ishin të maskuar. Policia tha se ata ishin Krenar Çala dhe Admir Murataj. Të dy këta mendohet se tashmë gjenden jashtë Greqisë. Jashtë Greqisë mendohet se është larguar edhe Fatos Sylaj.


Vrasja mëngjesin e të dielës, 21 korrik 2013, e Marjan Kolës, duket se shënon një nga aktet përfundimtare të historisë së arratisjes së bujshme nga burgu i Trikallas.
 

Më vrasjen e Marian Kolës dhe arrestimin e Ilir Kupit, i vetmi person për të cilin nuk ka asnjë informacion, është Taulant Luli.

Kështu, për arratisjen kapitulli konsiderohet i mbyllur vetëm për Ermir Sinanin dhe Marian Kolën që humbën jetën në përleshje me forcat e policisë greke, si dhe për Ermal Litajn, që ndodhet përsëri prapa hekurave të burgut.

Policia konsideronte të rrezikshëm edhe Ilir Kupin. Ndërkohë që per katër të tjerët, policia greke thjesht shpreson që mos të konstatohet kurrë më prania e tyre në Greqi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur