Historia e Arta Kacabunit, shqiptarja e dëbuar nga Italia për terrorizëm, si rekrutonte gra për ISIS nën nofkën ‘Alina’

Arta Kacabuni është dënuar nga drejtësia italiane për përfshirje në organizatë kriminale dhe ka marrë ekspuls ka Italia, pasi akuzohet për gjetjen dhe përfshirjen e personave në grupit terrorist të ISIS. Vëllai i saj, Baki Coku,  u riatdhesua disa muaj më parë pasi kishte dalë nga burgu i Grossetos.

Që nga janari i vitit 2015, 341 persona janë dëbuar për arsye sigurie, nga të cilat 104 në vitin 2018. Arta Kacabuni, e ashtu quajtur Alina, ishte e njohur për policinë që prej vitit 2015, si pjesë e një hetimi që çoi në arrestimin e 10 ekstremistëve islamikë.

Hetuesit e Toskanës në bashkëpunim me ato të Milanos e kanë identifikuar Kacabunin për pjesëmarrje dhe dërgimin në Siri të disa ekstremistëve islamikë, ndër të cilët edhe shtetasen italiane Maria Giulia Sergio dhe bashkëshortin e saj shqiptar, Aldo Kobuzi, të cilët ndodhen ende në zonat e lindjes që prej 2014-ës duke iu bashkuar forcave ekstremiste.

Hetimet kanë zbardhur që përveç faktit se Arta Kacabuni kërkonte miq dhe të afërm për t’i dërguar në Siri, ajo kishte treguar se ishte plotësisht dakord me atentatet terroriste të regjistruara në Paris, në vitin 2015.

Pasi u dënua nga gjykata e Milanos, ajo u dërgua në aeroportin Fiumicino të Romës dhe u dëbua nga Italia për arsye sigurie. Terroristja shqiptare Arta Kacabuni kishte emigruar në Itali bashkë me të vëllanë, i riatdhesuar më parë edhe ai, ndërkohë që ka patur një rol kyç në bindjen e motrës së Maria Giulia Sergios e njohur ndryshe me emrin Fatima, që t’i bashkohej atij në Siri.

Maria Giulia Sergio ishte gruaja e parë italiane që iu bashkua Xhihadit dhe u kap herën e fundit në vitin 2015 duke u përpjekur për të bindur të afërmit e saj për të shkuar në Siri, në një komunikim përmes skype.

44-vjeçarja shqiptare, banore e provinces së Grossetos ishte e përfshirë bashkë me disa gra të tjera për detyrimin e Fatimës dhe u arrestua në verën e vitit 2015 për aktivitetin e saj pro ISIS.

Edhe pse në vitin 2017 doli në arrest shtëpiak ajo nuk ndaloi nga krijimi i lidhjeve me persona të tjerë të përfshirë në sferën e terrorizmit ndërkombëtar. Në prill ajo u dënua me 3 vjet e 8 muaj burg për pjesëmarrje në një organizatë terroriste, por për shkak të rrezikut të saj, ajo u kthye menjëherë në Shqipëri.

Terroristja shqiptare ishte përpjekur të bindte edhe motrën e Mariana Sergio t’i bashkohet Kalifatit të saj, ndërkohë që në një përgjim ka thënë se terroristët kishin vepruar mirë që kishin kryer masakrën e Charlie Hebdo më 7 janar 2015 në Paris dhe se Allahu do t’i shpërblejë atentatorët për këtë akt.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cansas City: 21/10/2018 21:17

    Mos e pranoni ne SHqiperi!! Prejani bileten direkt per Alepo!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'