Shefi i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA, Joseph Kent

Shefi i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA, Joseph Kent, ka dhënë dorëheqjen duke kundërshtuar hapur luftën me Iranin. Ai është anëtari i parë dhe më i lartë i administratës së presidentit Donald Trump që jep dorëheqjen për shkak të luftës.

Në një mesazh në X, ai shkruan se pas shumë reflektimesh nuk mund ta mbështesë konfliktin në vazhdim. Sipas tij, Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-të dhe lufta nisi si pasojë e presionit të Izraelit dhe lobit të tij në Amerikë.

“E kam marrë këtë vendim me ndërgjegje. Nuk mund të mbështes luftën në Iran”, shkruan Kent, duke e bërë publike dorëheqjen me efekt të menjëhershëm.


Lajmi kryesor:

Lufta, Izraeli: Kemi vrarë shefin e Sigurisë së Iranit! Kreu i anti-terrorizmit në SHBA jep dorëheqjen: Për momentin Irani nuk përbënte kërcënim