''Tigri 1'' dhe ''Tigri 3'', historia e dy TEC-eve lundruese në Vlore që hanë 68 milionë dollare pa prodhuar ende asnjë grimcë energji 

''Tigri 1'' dhe ''Tigri 3'', historia e dy TEC-eve lundruese në Vlore që hanë 68 milionë dollare pa prodhuar ende asnjë grimcë energji 

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) i paguan çdo ditë 60.000 dollare qira shoqërisë amerikane Excelerate Energy për dy TEC-et lundruese të ankoruara në Vlorë e që kanë mbërritur vitin e shkuar, por që nuk janë akoma as testuar. KESH i paguan 30.000 dollare tjeter në ditë shoqërisë italiane Renco për furnizimin e shërbimit të energjisë elektrike të gjeneruar nga dy TEC-et lundruese të cilët nuk kanë ndezur akoma motorët dhe nuk kanë prodhuar ende asgjë. Dhe ndoshta nuk do të prodhojnë kurrë. Në total është një faturë prej 68 milionë dollare për një kontratë dy vjeçare e vendosur kur sapo kishte nisur lufta në Ukrainë dhe dukej sikur i gjithë Perëndimi do të përmbytej nga çmimet e larta të energjisë elektrike, të cilat që atëherë kanë rënë me 300%. Sot të përdorësh dy TEC-et lundruese “Tigri1” dhe “Tigri3” është antiekonomike pasi vaji djegës që duhet që të funksionojnë (dhe që KESH as nuk e ka gjetur ende në treg) kushton më shumë se vlera e energjisë së prodhuar. Një aferë e gabuar që ndoshta nuk ka fajtorë, por me siguri inkompetentë me shumicë. 

Mbi këtë argument portali ''Faktoje'', ka botuar një investigim “Ndizen apo nuk ndizen TEC-et lundruese, 68 milionë dollarë do të paguhen gjithësesi”, shkruar nga Esmeralda Topi, që po e ripublikojmë.

Shkrimi i marre nga Faktoje.al

VLORE - “Ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triport.” – deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhjetorin e vitit 2022, teksa komunikonte të dhënat mbi situatën energjetike në vend.

Anijet e quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3” u ankoruan në brigjet e detit Jon shtatorin e vitit të kaluar, por ende nuk ka një datë mbi shfrytëzimin e tyre.

Qëllimi kryesor i ardhjes së dy anijeve në brigjet e detit Jon ishte përmbushja e nevojës së vendit për energji, në kushtet e një krize energjetike globale. Por edhe pse u bë thuajse gjysmë viti nga ankorimi i tyre në Triportin e Vlorës, dy termocentralet lundruese ende nuk janë vënë në punë, madje as nuk janë testuar sikurse u premtua.

Në fillim të vitit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tha për Faktoje se planifikonte një fazë testimi për dy asetet në fund të muajit shkurt, por nga verifikimet rezulton se testimi i anijeve është shtyrë me dy muaj.

“Nga pala kontraktore parashikohet që faza e testimit- komisionit të realizohet në muajin Maj 2023.” – shprehet KESH në një përgjigje zyrtare për Faktoje, por pa dhënë ndonjë arsye mbi mosrealizimin në kohë të fazës testuese për anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Anijet ende pa licensë prodhimi nga ERE

Mungesa e një license për prodhimin e energjisë nga Enti Rregullator është një ndër problemet kryesore që KESH duhet të zgjidhw përpara se t’i ndezë për punë motorët e dy anijeve. Dhjetorin e shkuar, bordi i Entit Rregullator të Energjisë nisi procedurën e lincensimit të anijeve, por ende nuk e ka finalizuar atë.

Në mbledhjen e datës 24 shkurt, bordi i ERE-s vendosi shtyrjen me 30 ditë të afatit për licensim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga TEC, në Gjirin e Vlorës. Të paktën deri në fund të marsit, dy anijet e ankoruara në Triportin e Vlorës nuk do të mund të vihen në punë.

KESH nuk ka siguruar ende naftën që vë në punë anijet

Por vonesat në marrjen e licensës për prodhim nuk janë të vetmet pengesa për sa i takon vënies në punë të dy anijeve lundruese të prodhimit të energjisë. KESH ende nuk ka arritur të sigurojë lëndën e parë që i nevojitet asetit të përkohshëm termik për të nisur prodhimin.

Në fillim të muajit mars 2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi procedurën për shprehje interesi për furnizimin me lëndë djegëse për prodhimin e energjisë eletrike nga dy anijet.

“Aseti gjenerues i përkohshëm termik përbëhet nga dy asete prodhimi lundruese me fuqi totale të instaluar prej 110 MW dhe përdor lëndë djegëse HFO, si lëndën kryesore të djegshme për prodhimin e energjisë. Sasia minimale që do të dorëzohet sipas kontratës do të jetë 100,000 (njëqind mijë) ton VLSFO në vit me një dërgesë të shumëfishtë prej maksimumi 25,000 mijë ton VLSFO, brenda intervaleve prej 60-90 ditë.” 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazidades: 04/04/2023 21:31

    Tigri? Eh! "Tigri" jone?

    Përgjigju
  • sam: 04/04/2023 05:29

    endren e deshtuar te Obames po e vazhdon ...Rama

    Përgjigju
  • Iris: 04/04/2023 03:41

    Marrja me qira e ketyre TEC-eve,u be pa u menduar shume ne nje moment kaosi, paniku e pasigurie.Besoj se ne vere kur te filloje thatesira kane per t'u vene ne perdorim.S.d.q.kontratat duhen respektuar,se keshtu e kerkojne ligjet e rregullat,ne fund pastaj,do te vendoset nese ja vlejti apo jo kjo ndermarrje,por dyshoj se mund te rrotullohen disa /koka turku/ si kurbani i rradhes.

    Përgjigju
    • Ledia: 04/04/2023 13:13

      Shume interesante: pavarsisht paqartesise dhe erresimit te vedijes kur i moren, dhe analizes se riskut apo dobise te llojit fallxhore bie/nuk bie shi, kontratat duhet ti zbatojne dhe leket me i pagu!!! Ashtu si me ineciatoret, apo afera te tjera qe ndoshta ende su ka dale tymi. As me shume as me pak por tipike e abuzivizmit dhe korruptimit te nivelit me te larte-kapjes se shtetit ku me ligje e vendime qeverie jepet para e madhe publike ne xhepat e shoqnise.

  • Kadri Vlora: 04/04/2023 00:23

    Ne sperballuam dot tiger Benin do perballojm tigrat e malajzis

    Përgjigju
  • Hala: 03/04/2023 22:14

    E nje biznes modest kerkoi rimbursim TVSH 1.2 milion te vjetra e i shkun tatimet fut e bjer.

    Përgjigju
  • Beni: 03/04/2023 20:29

    I leshon avash avash Rama,jo te gjithe pernjehere

    Përgjigju
  • xXx: 03/04/2023 18:40

    Belinda,gjyshi do të kishte zili për çfarë po bën...Kur mos ti duhesh më agait do ti bësh tigrit shoqëri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!