Imazhi i bebes së sapolindur në rrënojat e tërmetit në Jindayris në Siri dhe të personit që mori ne krahë e vraponte, do të mbahen mend gjatë. Lajmi i lindjes së foshnjës siriane në veriperëndim të Sirisë, ishte si një rreze shprese mes shumë lajmeve tronditëse për jetët e humbura në rajonet e goditura nga tërmetet vdekjeprurëse.
Ndonëse nëna e vajzës së vogël nuk arriti të mbijetonte, foshnja ndodhet në gjendje të mirë në spital ku po merr të gjithë trajtimin e duhur. Një nga mjekët që po e asiston tha se foshnja erdhi me shenja hipotermie për shkak të të ftohtit. Ai tha vajza e vogël ka vetëm disa të gërvishtura në trup dhe gëzon shëndet të plotë.
Xhaxhai i foshnjës Khalil Suwadi thotë se dëgjuam të qara nën rrënojat e shtëpisë së vëllait dhe filluam të gërmonim. ‘Pas shumë gërmimesh të qarat u bënë më të forta dhe e gjetëm foshnjën ende të lidhur me kordonin ombelikal të cilin e preva dhe mora fëmijën.
Foshnja është e vetmja e mbijetuar në fëmijën e saj që ajo nuk do ta njohë kurrë. Tërmeti u mori jetën prindërve të saj, 4 motrave e vëllezërve, si dhe hallës së saj. Vajza ndodhej ende në inkubator, ndërsa për familjarët e saj u mbajt ceremonia mortore. Prindërit e vajzës janë ndër miliona sirianët që u larguan nga territoret e kontrolluara nga rebelët e shtetit islamik pushtuan provincën e Dier El Zour në 2014 dhe u zhvendosën në disa zona e së fundmi Jindris.