Historia e Michelangelos, kur librat për fëmijë flasin me imazhe! Pas 40 shtetesh, ekspozohen në Shqipëri 20 ilustrimet më të mira të të rinjve italianë

Këto janë ilustrimet për një prej përrallave më të vjetra e të famshme ndërkombëtare “Amore e Psiche”. Autori, Michelangelo Rossatto është një nga 20 ilustratorët më të mirë të rinj në Itali të librave për fëmijë. Mbërrin në Shqipëri për herë të parë në kuadër të Edicionit të tretë të Ekselenca italiane.

“Është një ndjesi shumë e bukur, të zgjidhesh mes më të mirëve, edhe sepse të gjithë artistët në ekspozitë, sjellin botën e tyre të brendshme. Mënyrën e tyre të vizatuarit e të rrëfyerit histori. Kështu që mendoj se të gjithë së bashku prezantojmë një frymë larmishmërie në  ilustrimin modern italian”, thotë ilustartori Rosatto.

Ekspozita ndërkombëtare kësaj here ka në fokus të rinjtë e shtetit fqinjë (nga mosha 23 deri në 35 vjeç), që kanë spikatur në ilustrim, e siç thotë artisti, ndonëse në Itali hapësirat janë, konkurrenca është e fortë e të evidentohesh nuk është e lehtë..

“Pasioni im për ilustrimin lind që në fëmijëri! Ndaj e them shpesh, se është shumë e rëndësishme që në shtëpitë ku ka fëmijë, të ketë libra, qoftë edhe një... Unë kur isha fëmijë, rrethohesha nga libra me ilustrime, dhe para se të mësoja të lexoja shikoja figurat e prej aty nis dashuria ime për vizatimin. Mandej kam pasur fatin të kem mësues të mrekullueshëm, e më kanë inspiruar edhe artistë të së shkuarës, që si kam takuar kurrë, siç janë ata të artit mesjetar italian”, thotë më tej artisti.

Në Shqipëri, krahas ekspozitës me 20 punime, kanë organizuar disa ëorkshope në hapësirat e Europe House, ku kanë marrë pjesë nxënës nga shkolla të tyre. Sot, një grup të vegjlish nga “Pjetër Budi” punoi me artistin e ri dhe u shoqëruan nga mësuesja e tyre italishtes Michaela Poletti.

“Dje nisëm laboratorin e parë, në këtë aktivitet të organizuar nga Instituti i Kulturës. Ilustratori fillimisht rrëfeu përmbajtjen e “Amore e Psiche” e pastaj i ndihmoi që edhe ata të realizonin vizatimet e veta.”, thotë mësuesja Michaela Poletti.

Ngjarje të tilla siç thotë Rossatto më së paku, nëse nuk zbulojnë talente, inspirojnë, e ushqejnë dashurinë për artin.

“Eksperienca me fëmijët është gjithnjë e mrekullueshme, sepse pavarësisht gjuhës, jemi të gjithë qytetarë të të njëjtit planet. Duke dialoguar me ta, kujtoj se jemi të gjithë njësoj ndajmë të njëjtat emocione. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme që shpresoj të përsëritet”, tregon Michelangelo.

Ekspozita me 20 veprat e përzgjedhura nga ilustratorët e rinj italianë ka shëtitur 40 vende të botës, në sajë edhe të Bologna Children’s Book. Në Shqipëri do të qëndrojë deri në 11 nëntor, por, nuk do të ndalet me kaq.

“Ekspozita ka shëtitur në 40 shtete. Është mbajtur në Evropë, Amerikë, Azi dhe do të ketë edhe 30 destinacione të tjera”, thotë Alessandro Ruggera,  drejtori i Institutit Italian të Kulturës.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki