Kjo video është postuar prej pak ditësh në youtube dhe menjëherë ka tërhequr mijëra klikues. Duket si përjetim i historisë së Pinokut dhe Jepetos të cilët përfundojnë të dy në stomakun e një balene gjigande krejt papritur. Ndërsa një vajzë me babain e saj shëtisnin në një kayak në Argjentinë, u gjendën fare pranë një balenë gjigande që doli befas para mjetit të tyre të lundrimit.
Ata patën fatin e madh që balena ishte mëshirplotë dhe nuk përfunduan si në përrallën e Pinokios, dhe për më tepër patën fatin të filmonin atë që mund të quhet ëndrra e një jete pasi është shumë e rrallë të përballesh me një balenë të tillë dhe krejt të pambrojtur. Të dy, babë e bijë, duken shumë të emocionuar dhe kjo kuptohet lehtësisht dhe në filmimin që kanë bërë.
Ata nuk ndihen aspak në rrezik nga prania e balenës e cila gjithashtu e pashqetësuar vazhdon të notojë majtas e djathtas, duke hyrë e duke dalë nga uji. Në përshkrimin që ata kanë hedhur në llogarinë e youtubit, vajza tregon se ishin ngritur dy herë lart nga valët që ajo krijonte dhe kjo kish qenë shëtitja dhe momenti më i bukur në jetën e saj.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
VIDEO
/Shqiptarja.com