Historia e përplasjeve me rivalët
e Grupit A flet kundër Shqipërisë

Historia e përplasjeve me rivalët<br />e Grupit A flet kundër Shqipërisë

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës e vendosi Shqipërisë në të njëjtin grup me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën, në grupin A.

Po të nisemi vetëm nga historia e përballjes së kombëtares sonë me këta kundërshtar atëhere shanset janë minimale për një kualifikim, sepse bilanci I kuqezinjve ëhstë negative me të tre rivalët.

Por, nuk duhet harruar se Shqipëria e drejtuar ng italiani De Biassi ka thyer çdo rekord në eleminatoret e Euro 2016 ndaj edhe historia me rivalët e Grupit A mund të shënojë rekorde të reja. Gjithsesi statistikat janë ato që janë.

Kështu në përballjet që kanë pasur mes tyre Shqipëria dhe Franca, nga katër ndeshje të luajtura Shqipëria ka humbur 2 ka barazuar 1 dhe ka fituar po 1.

Me Zvicrën Shqipëria është përballur gjashtë herë, ku kemi marrë vetëm një barazim dhe jemi mundur 5 herë.

Përballjet me Rumaninë kanë qenë më të shpeshta plot nëntë ndeshje, nga të cilat Shqipëria ka marrë vetëm dy barazime, ndërsa nga shtatë sfidat e tjera ka dalë e mundur.

Këtu përfshihen ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e kampionateve europiane, e kampionateve botërore apo edhe ndeshje miqësore.

 

 

Bilanci Shqipëri – Francë

1 fitore, 1 barazim, 2 humbje

Shqipëri-Francë 0-1 17.11.1990

Francë-Shqipëri 5-0 30.03.1991

Francë-Shqipëri 1-1 14.11.2014

Shqipëri-Francë 1-0 3.06.2015

 

Bilanci Shqipëri-Zvicër

0 fitore, 1 barazim, 5 humbje

Shqipëri-Zvicër 0-2 11.04.1965

Zvicër-Shqipëri 1-0 2.05.1965

Shqipëri-Zvicër 1-1 12.10.2002

Zvicër-Shqipëri 3-2 11.06.2003

Zvicër-Shqipëri 2-0 11.09.2011

Shqipëri-Zvicër 1-2 11.10.2013

 

Bilanci Shqipëri-Rumani

Fitore 0, barazime 2, humbje 7

Rumani-Shqipëri 2-0 29.10.1971

Shqipëri-Rumani 1-4 6.05.1973

Rumani-Shqipëri 5-1 25.03.1987

Shqipëri-Rumani 0-1 23.10.1987

Shqipëri-Rumani 0-1 6.09.2006

Rumani-Shqipëri 6-1 21.11.2007

Rumani-Shqipëri 1-1 3.09.2010

Shqipëri-Rumani 1-1 11.10.2011

Shqipëri-Rumani 0-1 31.05.2014

 

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë