114-vjeçares nga Kuçova nuk i dhanë pensionin se menduan se kishte vdekur: Jam shëndoshë e mirë! Instituti i Sigurimeve: E vonuam 6 ditë

Nënë Qamilja i ka mbushur 114-vjeç. Familjarët kujdesen të na tregojnë se jetëgjatësinë e ka të vërtetuar me dokumente. Qamile Marra jeton në fshatin Ferras të Kuçovës me djalin Hysenin dhe bashkëshorten e tij Rrahimen.

“Unë kam ardhur në moshën 18 vjeçe te burri. Vjerri ka ndërruar jetë. Nëna është 114 vjeçe, me dokumente. Para tre vjetësh bënte cik punë, tani lëviz sa për hallet e veta. Kafen ja bëj unë. Vajti për të marrë pensionin. Shko në Kuçovë, i kishin thënë përse nuk ka vdek. I kishte thënë njëra. Mua më tha më erdhi si zor. Nejse, ajo ka ditët e veta, as unë, ai ti, ja ka dhuruar Allahu. E mori shpërblimin, pensionin se mori. Shpërblimi erdhi, pensioni jo. Pasi e bëmë publike erdhi. Dhjetorin e morëm. I kërkuan certifikatën dhe e çuam në Berat. Nuk jeton gjoja, po si vdiq. Shpërblimin e morëm, pensionin jo”, shprehet nusja.

Ata janë detyruar ti drejtohen medias, pasi 114-vjecares i kanë ndrëprerë pensionin e pleqërisë me vlerë 7700 lekësh, pasi punonjësit e Insitutit të Sigurimeve Shoqërore në Berat, kanë menduar se ka ndërruar jetë.

"Kurrë s’ka dalë ky problem që unë të dal të deklaroj që është gjallë. Pleqëri tha ajo, është gjallë apo ka vdekur tha. Të mbajë përgjegjësi për këtë i thash", shprehet djali i saj.

Ata na tregojnë se në dhjetor ka marrë shpërblimin e fundvitit, por jo pensionin. Pasi janë interesuar në zyrën postare dhe në zyrën e institutit të sigurimeve të Beratit, kanë mësuar se pensioni është ndërprerë për shkak se duhet të dorëzojë çdo vit një certifikatë që verteton se nënë Qamilja është gjallë.

I biri tregon sorollatjen në zyrat e shtetit deri mesditen e kësaj të premteje kur ka marrë konfirmimin se nëna e tij do vazhdojë ta marrë pensionin e pleqërisë.

“Gjendja civile ishte e mbyllur. Peta atje ku dalin kartat e identitet. Shkova në Kuçovë dhe i thash po tani ku ta çoj”, thotë ai.

Vetë 114-vjeçarja tregon se është shëndoshë e mirë dhe se del çdo ditë nga shtëpia për të shëtitur nëpër bahçe.

“Unë ka, dy djem dhe katër vajza. S’bëj dot kafe, nusja ma bën kafe që e pi. Po covidi? S’kemi dal se kemi frikë se na kap dhe na ardhur radha.”, shprehet 114-vjeçarja.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije, më e madhja është 85-vjeçe.  Nënë Qamilja ka punuar 35-vjet në kooperativë bujqësore, ndaj merr një pension prej 7700 lekësh në muaj.

1674851286_WhatsAppImage20230127at6.26.24PM.jpeg

Dokumenti që tregon moshën e nënë Qamiles

1674851303_WhatsAppImage20230127at6.26.24PM1.jpeg

Dokumenti që tregon moshën e nënë Qamiles

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Nuk i dhanë pensionin 114 vjeçares pasi menduan se kishte vdekur, reagon ISSH: Vonesa zgjati 6 ditë, shkak procedurat verifikuese

Pasi publikimit të rastit të mosdhënies së pensionit ndaj 114 vjeçares Qamile Marra në Kuçovë, ka reaguar Instituti i Sigurimeve Shoqërore ku bëhet me dije se duke nisur nga sot është kryer pagesa e pensionit për të moshuarën dhe sqarohet se vonesa ka zgjatur 6 ditë për shkak të procedurave të verifikimit. 

"Nisur nga rasti i publikuar së fundmi në media në lidhje me zonjën Qamile Metan Marra e moshës 114 vjeçe, pensioniste, ju sqarojmë se: ISSH, për çdo pagesë që kryen realizon dhe saktësinë e pagesave nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme. Bazuar në analizën e riskut, në mënyrë periodike strukturat rajonale kontrollojnë gjallesën e përfituesve mbi 100 vjeç nëpërmjet kontrollit dyfish, atë të statusit në regjistrin e shtetasve dhe kontaktimit fizik të përfituesve. Kjo edhe për faktin që të gjithë pensionistët mbi 100 vjeç, autorizojnë persona të tjerë për të tërhequr pensionin.

Në këtë kuadër është kryer edhe verifikimi për zonjën Qamile Marra dje në datën 26 Janar dhe nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Berat po dje është gjeneruar pagesa. Sot në datën 27 janar është kryer pagesa e pensionit të zonjës pranë banesës nga ana e Postës Shqiptare si agjent pagues”-thuhet mes të tjerash në reagimin e ISSH. 
 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mark: 27/01/2023 18:04

    Estrada e Ballshit kishte tete numera: shtate kenge dhe nje skec!!! Edhe prestigjozja investigative e Bollinos nuk i le gje manget: shtate lajme pensioni e deri ke hajvani, dhe nje ne te per Rama Gate!!!

    Përgjigju
  • tuku: 27/01/2023 17:27

    aman pash zotin mos len politikan met taku se po na merr ne qaf tanve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës