Historia e parlamentarizmit
mbledh zonjat diplomate
Historia e Parlamentarizmit është bërë pjesë e axhendës së aktivitetit të klubit diplomatik "Mirëserdhe në Shqipëri” që u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.( ne foto pamje nga takimi i klubit diplomatik "Mirëserdhe në Shqipëri”)
TIRANE- Historia e Parlamentarizmit është bërë pjesë e axhendës së aktivitetit të klubit diplomatik "Mirëserdhe në Shqipëri” që u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Në takim ishin të ftuar zonja diplomate, bashkëshorte të ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ish-deputete të Kuvendit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha dhe bashkëshortja e
OSBE-së Ana Maria Wollfarth.
Pritja u organizua nga kryeparlamentarja, Jozefina Topalli në një nga sallat e kryesisë së Kuvendit. Në një ambient të veçantë u ekspozuan edhe punime artizanale të bëra me dorë nga gratë shqiptare, kostume tradicionale nga të gjitha trevat në kohë të ndryshme, si dhe piktura me pamjen e qyteteve të vjetra shqiptare të shekullit të kaluar.
Nga ana e saj Kryetarja Topalli bëri një prezantim të shkurtër të historikut të parlamentarizmit shqiptar qysh me fillimin e tij në vitin 1912, 100 vite më parë, për të vijuar më pas me Këshillin Kombëtar të Lushnjës, Kuvendin Kushtetues, afirmimin e Shqipërisë si Republikë Parlamentare, periudha e mbretërisë shqiptare, periudha e errët e komunizmit e Kuvendit Popullor, dhe më pas rilindja e Parlamentit në vitin 1991.
"Pavarësisht nga vështirësitë dhe sfidat që Parlamenti ka kaluar gjatë kësaj periudhe, unë jam shumë e kënaqur, pasi po të shohim pak më prapa, ku kemi qenë dhe ku jemi, secila prej nesh duhet të jetë jashtëzakonisht krenare se sa shumë ky vend ka ndryshuar, se sa larg ky vend ka shkuar në një kohë relativisht të shkurtër" u shpreh Topalli. Më pas ajo i njohu zonjat e nderuara me projektin për godinën e Parlamentit të ri.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56