Historia e saj është tepër e dhimbshme. Aq prekëse sa që nuk mund të imagjinohet se një familje mund t'ia japë vajzën dikujt në këmbim të parave.
Por kjo ndodh te shqiptarët. Një fati i tillë e ka përcjellë dy herë një vajzë nga Shkodra të cilën familja e shiti në Kosovë. Për martesën e parë, të afërmit e shkodranes morën 500 euro, kurse për të dytën u 6 mijë euro.
Historia e saj e dhimbshme, tash ka marrë një kahe tjetër. Ajo tashmë e divorcuar, jeton me djalin dhe e distancuar nga ajo familje që ishte në gjendje ta japë për para.
20 vjet të saj i kaloi në një fshat të rrethit të Shkodrës. Por kur asaj i erdhi koha të zgjedh për fatin e jetës, këtë nuk ia lanë familja. Ishin të afërmit ata që vendosën ta përcaktojnë të ardhmen e saj, duke e detyruar këtë shkodrane të martohet pa dëshirë.
Pas përfundimit të kësaj martese dhe vuajtjeve të saj nga familjarët e vet, familjarët ia gjejnë prapë një vend për ta shitur. Për dallim prej herës së parë ku familja e saj përfitoi 1 000 euro, herën e dytë ata përfituan 6 000 euro nga martesa tjetër.
Sado që jeta e ka sprovuar shumë herë e gjithmonë e ka përcjellë një fat i keq, ajo ndihet e lumtur që sot jeton me djalin e saj 6 vjeçar. Ndërsa, për familjes së saj thotë se nuk do t'ia falë kurrë.
Marrë nga RTK
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com