Historia e shoferit dhe mikut më besnik të Puçinit, nipi në Shqipëri: Ju rrëfej kompozitorin gjenial, një njeri i thjeshtë që fliste me të gjithë! Admironte makinat e gjuetinë!

Paolo Spadaçini vjen në Shqipëri për herë të parë, me rastin e “Vitit Puçinian”. Është prej përfaqësuesve të fondacionit italian “Festival Puçiniano”, që në bashkëpunim me Teatrin tonë të Operas do të përkujtojnë 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të kompozitorit të madh italian përmes tri veprave të tij.

Por lidhja e tij me Puçinin ka një aspekt personal, që lidhet me gjyshin e tij, Ultimo, që ishte shoferi por edhe miku besnik i Puçinit në Torre del Lago në Itali. Nga Opera, ku prezantojnë aktivitetet, Spadaçini na tregon më shumë detaje rreth kësaj historie.

‘Gjyshi im ishte shofer i Puçinit për më shumë se 10 vjet, dhe e ka shoqëruar në momente të rëndësishme të jetës, sa i përket periudhës që ai jetoi në shtëpinë e tij në Torre del Lago. Kjo, sepse Puçini i adhuronte makinat, motorët me karrige anësore. Kemi shumë fotografi që e tregojnë këtë, ku duket gjyshi im që niste makinën. Por ka dhe shumë të tjera ku është vetë Puçini në timon, ndërsa gjyshi im qëndronte pranë tij. ‘- tha Spadaçini.

Është babai i kryeveprave si “La boheme”, “Tosca” apo “Madame Butterfly” , por Spadaçini ndan me ne disa anë më pak të njohura të muzikantit gjeni,  nga rrëfimet e gjyshërve për kompozitorin.

‘Unë isha shumë i vogël por më kujtohet që gjyshi dhe gjyshja ime thoshin se Puçini ishte një njeri shumë karizmatik. Një njeri i thjeshtë që nuk ruante distancën me popullin. Torre del Lago ishte një qendër e vogël me afro një mijë njerëz dhe të gjithë njiheshin me të, por e linin të jetonte i pa shqetësuar, në paqe. Ata ishin të lumtur për faktin që Puçini, ndonëse nuk lindi në Torre del Lago, e zgjodhi këtë vend për të jetuar. Dhe kjo ne na gëzon shumë, sepse është normale që nëse dikush lind në një vend ta dojë atë. Por nëse dikush e zgjedh një qyet, shtet, padyshim që është diçka e madhe.’- thotë Spadaçini.

Por çfarë pasionesh të tjera ushqente kompozitori i madh italian?

‘Puçini pëqlente shumë gjuetinë,  madje zgjodhi pikërisht qytetin tonë dhe bëri një shtëpi në breg të liqenit,  sepse e adhuronte. Thoshte se Torre del Lago ishte si kopshti Eden, një vend i mrekullueshëm, pa ngarkesa, përveçse natyrës. Ndihet edhe në shumë vepra të Puçinit prezenca e kësaj natyre.’- tha Paolo Spadaçini

Jo vetëm Ultimo, dhe  Paolo, i janë përkushtuar nderimit të veprës së Puçinit. Babai i dhuroi një teatër Festivalit Puçinian, pikërisht në vendin që ai admironte, në Torre del Lago.

‘Shtëpia e Puçinit ishte në breg të liqenit, dhe sapo vdiq Puçini, përballë saj bënë një shesh të dedikuar ku mbaheshin festivalet e para. Mirëpo, teatri duhej gjithmonë të montohej e çmontohej, ndaj babai im u bind se aty pranë ishte një vend i përshtatshëm për të bërë një teatër të palëvizshëm. Tanimë atje mund të shkohet përmes një ure druri shumë romantike, të zhytur në këtë natyrë të liqenit, të rrethuar nga lule lotusi. Diçka shumë, shumë e bukur.’- shprehet Spadaçini.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fëmijët vrasin babain në Durrës, a është në krizë familja shqiptare?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 47-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit të Traumës dhe humb jetën! Vuante nga probleme të shëndetit mendor

Tiranë/ 47-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit të Traumës dhe humb jetën! Vuante nga probleme të shëndetit mendor