Historia e suksesit të Kim Petras

Historia e suksesit të Kim Petras

Kim Petras

"Mummy don't know daddy's getting hot at the body shop," (Mami nuk e di që babi po ngrohet në klubin e striptizmit) këndon një kor polofonik, "dhe bën pisllëqe”. Pastaj fillojnë rrahjet ritmike, dhe një zë timbues i drejtohet babait duke thënë: "She'd kick you out if she ever, ever knew" (Ajo do të të nxirrte përjashtë, po ta dinte").

Katastrofa merr kështu rrugën e vet në këngë. "Unholy", kënga e Kim Petras dhe Sam Smithit flet për dëshirat e fshehta të babait të një familjeje. "Ai kthehet në "dirty, dirty boy", siç thuhet në tekst, një djalë rrugaç, që shkon në një klub erotik, me një synim të qartë. Tradhëtimi i idealit borgjez të martesës është lënda me të cilin Petras dhe Smith krijojnë këngën e tyre të përbashkët.

Për këtë këngë, Kim Petras dhe Sam Smith u vlerësuan në koncertin e dhënies së çmimit Grammy të 65-të, në kategorinë dueti më i mirë i muzikës pop. Kështu, gjermania 30 vjeçare Petras, është transgjinori i parë që merr një Grammy, në këtë kategori. 

"Unë dua të falenderoj të gjithë legjendat e pabesueshëm transgjinorë të mëparshëm, të cilët më hapën mua dyert që të kem mundësi të ndodhem këtu këtë mbrëmje”, tha Petras në dhënien e çmimit. "Unë jam rritur pranë një autostrade në filifistun të Gjermanisë. Dhe mamaja ime më besoi që unë jam vajzë. Pa mamanë unë nuk do të ndodhesha sot këtu." 

Komuniteti LGBTQ feston për Kim Petras

Kënga është shpërndarë që më parë në mënyrë virale. Sukseset në Chart nuk janë të reja për Smithin: Që nga viti 2014, Smith ka kryesuar tetë herë charts në Britaninë e Madhe, në SHBA kënga solo "Stay With Me” zuri vendin e dytë. Në vitin 2017, Smith bëri të ditur se nuk është binar. 

Kurse këngëtarja dhe kompozitorja nga Këlni, Kim Petras ka qenë deri tani e njohur vetëm nga rrethe të caktuara, megjithëse ka shkruajtur këngë për rapisten amerikane Fergie dhe këngëtaren e muzikës R&B, Rihanna. Kjo gjë po ndryshon tani. Disa e krahasojnë atë me Lady Gagan, gazeta amerikane "New York Times" i dha titullin "Princess of Gloss", "Princeshë e shkëlqimit”.

Një pjesë e këtij suksesi ka të bëjë me historinë e fuqizimit të vetes. Që herët Kim Petras, ka qenë hapur në kërkim të identitetit gjinor. Ajo ka lindur në trupin e një djali në vitin 1992, në qytetin Henef, afër Këlnit, ku edhe është rritur. Kur ishte dy vjeç ajo vishte fustane, funde dhe luante me kukulla. "Gjithnjë e kam ndier veten si vajzë. Kur isha pesë vjeç unë fillova të urreja trupin tim”, tregon ajo për të përjavshmen "die Zeit”. "Unë nuk doja të identifikohesha me gjininë time, doja ta hiqja.” Ajo merr një gërshërë dhe vjen vërdallë nëpër dhomë duke dashur "ta presë atë gjënë”.

Fëmija vuan gjithnjë e më shumë. "Unë kam pasur fat që prindërit e mi më kuptuan." Por ambienti ka treguar pak mirëkuptim: "Në Shën Augustin dhe Henef kishte mjekë të çuditshëm që më thoshin: Ti je e çmendur”, kujton Kim. 

Mobbing në sheshin e pushimit

Edhe në shkollë ajo has përçmim dhe tallje kur ndodhet në oborrin e pushimit. Në moshën dhjetë vjeç ajo fillon të marrë ndihmë psikologjike. Kur mbush dymbëdhjetë vjeç ndërron emrin në Kim. Më pas fillon të shkojë në shkollë me rroba meshini. "Unë doja të isha të paktën e veshur mirë, nëse dikush më qëllonte me bukën që kish marrë me vete në shkollë.” 

Prindërit folën me dy ekspertë të pavarur dhe kërkuan mendimin e tyre. Të dy konfirmuan që fëmija është transgjinor. Kur arriti moshën e pubertetit, Kimin e zë paniku. "Ne e kuptuam nevojën e saj, frikën nga rritja e mjekrës dhe ndryshimi i zërit,” ka pas treguar i ati, Lutz në vitin 2007, në një bisedë për televizionin. Në Gjermani Petra u bë e njohur në moshën 13 vjeçare, kur doli së bashku me prindërit në emisionin televiziv "Stern TV" dhe tregoi për trajtimin me hormone.

Në moshën 16 vjeçare, ajo bëri një reportazh për stacionin privat VOX, me titullin "Burrë apo grua?" ku bën publike se kishte bërë operacion për të përshtatur gjininë. Kështu ajo bëhet transgjinori më i ri në moshë në botë, që ka bërë transformim të trupit. Rasti i saj mbërrin në titujt e gazetave në gjithë botën.

Ajo është trajtuar nga një qendër hormonesh në Hamburg. Gjilpërat ndaluan fillimisht pubertetin mashkullor, kurse hormonet nxitën ndryshimin femëror të trupit.

Biologjikisht transgjinorët janë qartë femërorë ose mashkullorë, por perceptohen si pjesëtarë të gjinisë tjetër. Shpesh ndodh që transgjinorët të duan t'ia përshtasin trupin e tyre gjinisë që ndiejnë.

"Do që të njihet si artiste e mirë"

Mbështetje Kim gjeti në muzikën pop. Që në moshën 15 vjeçare ajo filloi të publikojë në internet këngët e saj pop. Më vonë ajo punoi si kompozitore në SHBA. Që nga viti 2017, Kim Petrash shfaqet gjithnjë e më shumë si këngëtare. Ndërkohë ajo ka publikuar dy albume muzikore dhe ka bashkëpunuar me muzikantë si Dr. Luke, Charli XCX, Kygo dhe Paris Hilton. Suksesi i madh me "Unholy" erdhi papritur për Kimin. Por njëkohësisht ajo realizoi një ëndërr të vjetër. Kur ka qenë fëmijë, tregon Petras, ajo donte të shihte që një person transgjinor të thyente chartet e Amerikës, por nuk mendonte se kjo gjë do të ishte e mundur ndonjëherë.

A luan ndonjë rol për këngën e saj fakti që ajo është transgjinore? "Jo", thotë ajo edhe në intervistën për "Die Zeit", "kënga ka të bëjë më shumë me gjëra njerëzore, dashuri, vuajtje, si e imagjinoj unë jetën time.” Por ajo do të jetë gjithnjë pjesë e komunitetit LGBTQ dhe do të luftojë për ta. "Sigurisht, që kjo gjë më bën mua të veçantë,” thotë ajo. "Por ajo do që të njihet që është artiste e mirë". E sigurt është se suksesi i saj i jep kurajo komunitetit LGBTQ./DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)