Këngëtari Sam Smith: Jam 100% i sigurtë që kisha COVID-19 bashkë me motrën, por kurrë nuk u testuam

Këngëtari Sam Smith: Jam 100% i sigurtë që kisha COVID-19 bashkë me motrën, por kurrë nuk u testuam

Sam Smith

Këngwtari Sam Smith shprehet se ka patur koronavirus, por kurrë nuk është testuar.

Duke folur me Zane Lowe të “Apple Music”, këngëtari shpjegoi se ata e kapën sëmundjen herët, por qëndruan në shtëpi pas vetë-diagnostikimit dhe i lejuan vetes të shëroheshin.

"Nuk u testova, por e di që e pata. 100% e kisha. Cdo gjë që kam lexuar e tregoi plotësisht atë”, tha Smith.

Pasi u sëmur, motra e Smith tregoi gjithashtu të njëjtat simptoma, duke bërë që familja e tyre të kalonte në një izolim tre-javor.

"Ndërsa të gjithë ishin në gjendje të mbyllur, kjo është kur e kapa atë, për fat të mirë",  tha Smith.

Muajin e kaluar, Smith konfirmoi se titulli dhe data e lëshimit të albumit të tyre të tretë do të ndryshohet, në dritën e pandemisë koronavirus.

Fillimisht me titull "Të vdesim për", albumi i tretë i Smith ishte vendosur të dalë në treg më 1 maj.

"Kam menduar shumë javët e fundit dhe mendoj se titulli i albumit tim dhe lëshimi i menjëhershëm nuk është mirë, kështu që unë kam marrë vendimin të vazhdoj të punoj me albumin dhe të bëj disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme. Unë do të riemëroj albumin tim dhe do të tërheq përsëri datën e lëshimit, të dyja do të konfirmohen në këtë kohë", u shpreh Smith.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë