TIRANE - Në letrën prej 6 faqe që i shkruan Presidentit të Republikës dhe anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtari Alaudin Malaj, përmend disa raste kur Gjin Gjoni është bërë debat i skandaleve në drejtësisë. Sipas Malaj, Gjin Gjoni në vitin 2011 vendosi të lirojë një trafikant droge, të cilin e la në “arrest shtëpie”, e cila nuk ekzistonte në zonën e kthesës së Kamzës. Më tej Malaj përmend se në mënyrë të paturp ai ka faturuar bashkëshortes së tij, aksidenti në të cilin vdiq një fëmijë 13 vjeç dhe u plagosën tre të tjerë dhe çështja penale u mbyll.

Së treti,është fyes dhe tallës vendimi i tij për një trafikant ndërkombëtar, shtetas i huaj, të cilin ai e la në arrest shtëpie, te kthesa e Kamzës. Së katërti, çështja e famshme “Duty Free”, ku përfshihet edhe aeroporti i Rinasit, çështje e cila ka prishur marrëdhëniet me Ministrinë e Jashtme gjermane, ku Gjin Gjoni ka fituar miliona euro nëpërmjet presionit të bërë gjyqtarëve.   

Lirimi i turkut
Abduselam Turgut në marsin e 2011 arriti të arratiset, fill pas lirimit nga Gjykata e Apelit të Tiranës, të cilës i paraqiti një kontratë qeraje të falcifikuar. Turgut,ka mundur të paraqesë nëpërmjet avokatëve të tij një adresë të rreme banimi në Tiranë dhe kjo është marrë si provë, duke vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Sipas vendimit të datës 4 mars 2011 të shpallur nga gjyqtarët Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani, shtetasi turk duhej të qëndronte në “arrest shtëpie” në dispozicion të procedurave të ekstradimit.

Ai u arrestua në Aeroportin e Rinasit në datën 18 shkurt 2011, pasi kontrolli i policisë gjeti se shtetasi në fjalë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli gjerman dhe ishte në statusin “Wanted” (i kërkuar).Mirëpo pas lirimit, Turgut ka humbur gjurmët duke ju fshehur sot e kësaj dite drejtësisë shqiptare dhe asaj gjermane, ku ishte dënuar me disa vite burg për trafik ndërkombëtar të heroinës.

Shtetasi i sipërcituar kërkohej nga gjermanët, për trafikimin e 45 kg heroinë nga Turqia në shtete të ndryshme të europës, përfshirë këtu dhe Gjermaninë. Momentalisht nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen e këtij shtetasi.

Shkrimi u publikua sot (12.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)