Historia e thesarit të Vrapit, Zija
Hoxha rrëfen misterin 100-vjeça

Historia e thesarit të Vrapit, Zija<br />Hoxha rrëfen misterin 100-vjeça
TIRANE - Me librin “Vrapi në shekuj, thesaret e tij”, Zija Hoxha arrin të shpluhuros nga harresa një histori të arkeologjisë sonë që fle ende nën petkun e mistereve të grabitjes. Po çfarë është thesari i vrapit.

Para disa vitesh studiuesi Auron Tare ka bërë publik një lajm shumë interesant në mediat shqiptare “Një pasuri e madhe kulturore gjendet në Muzeun Metropolitan të Neë York-ut, të cilën e mban me krenari në një nga sallat qendrore të muzeut, por që Shqipëria vendi nga ky thesar ka ardhur as që e ka dëgjuar ndonjëherë”.

Zija Hoxha në këtë libër flet pikërisht për thesarin shqiptar të zbuluar në fshatin Vrap të periferisë së Tiranës, i cili është prej koleksioneve shumë të rëndësishme që ekspozohet në Metropolitan. Thesari shqiptar i Vrapit ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të njohur të cilët akoma edhe sot nuk kanë mundur të japin një përgjigje të saktë mistereve të shumta që mban ky thesar në historinë e tij.

Ndaj autori i parathënies Medi Hoxha shprehet se e pret me kënaqësi botimin e librit të Zijajit. “Thesarin e parë nuk dihet kush e zbuloi dhe kush e groposi, por thesari i dytë është Libri i zija Hoxhës. “Në librin  monografik “Vrapi në shekuj, thesaret e tij”, autori Zija Hoxha sjell historinë, lashtësinë e një treve të Shqipërisë së Mesme, Vrapit, duke përshkruar me skrupolizitetin e një shkencëtari gjeograf pozitën gjeografike të kësaj krahine, bukuritë natyrore, faunën dhe florën e pasur, të kësaj treve të Shqipërisë” shkruan Medi hoxha.

Autori i Librit Zija Hoxha ka përshkruar elemente të kulturologjisë së kësaj zone që vijnë nga lashtësia në ditët e sotme, gjurmë të lashtësisë, të cilat aq shumë është e nevojshme të dihen dhe çmohen nga brezat e sotëm dhe ata të ardhshëm.

“Treva e Vrapit që ka një baraslargësi nga qytetet e Elbasanit, Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, Durrësit dhe Tiranës, është si një diamant i fshehur, i padukshëm, po gjithnjë një zonë pretenduese për bukuritë natyrore të saj, e cila ka të dhëna të padiskutueshme në vlerat kulturore, folklorike, etnografike, duke dëshmuar për shpirtin artistik të popullatës atje, si një dëshmi e pakontestueshme e etnicitetit iliro-shqiptar, po njëkohësisht edhe të vazhdimësisë së pandërprerë të këtyre traditave të cilat gjithnjë mbartin në vetvete vlera dhe bukuri të pashoqe”, thotë Medi Hoxha në parathënie.

Studiuesi Zija Hoxha na paraqet në këtë libër vlerën e lashtësisë pikërisht për të dëshmuar atë si të qëndrueshme dhe të pandërprerë. Duke lexuar titullin e librit pyesim ,po kush është thesari i Vrapit? Vetiu lind kjo pyetje. Autori thotë se është zbukuruar më 1901. Dilemat për burimin e tij, thëniet e autorëve të huaj austriakë dhe gjermanë dëshmojnë për një thesar ari, i cili, në të vërtetë, më tepër se sa ari, shkëlqen në punimet artistike si dhe vlerën arkeologjike si dhe traditat punuese dhe kulturologjike të kësaj zone.

Janë disa kupa ari me stampë prijësi, dekore dhe objekte të tjera antike që dëshmojnë për shije dhe larmi, në veshje e në stile të larta të jetës. Në parathënie Medi Hoxha pohon se Zija Hoxha na jep një vëzhgim të hollësishëm të jetës duke u ndalur gjerësisht në traditat dhe bukurinë e jetës, e për këtë ai nuk ngurron të thotë se krahas studimeve vetjake e lidhjeve të vazhdueshme me studiues të tjerë një burim i madh kanë qenë edhe kontaktet me njerëzit, ato të moshës së vjetër që janë një arkiv i gjallë domethënës nganjëherë më autentikë se sa dokumentet. Ky shfrytëzim i gojëtarisë popullore i ka sjellë mundësi autorit të shpalosë një material të gjerë mbi të kaluarën, që natyrisht përbën edhe një vlerë të librit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve