Historia e tyre e dashurisë në këngë! Butrinti thotë atë që askush se priste në videon e re

Historia e tyre e dashurisë në këngë! Butrinti thotë atë që askush se priste në videon e re

Të ndarë apo bashkë? Ribashkim apo kurrë s'kanë qenë bashkë? Kjo ka qenë dilema në botën e showbizit sa i përket çiftit Butrint Imeri dhe Kiara Tito. Është përfolur prej kohësh që dyshja janë në një marrëdhënie, po një lajm i tillë nuk është konfirmuar asnjëherë as nga këngëtari, por as edhe nga bukuroshja. Një foto e tyre bashkë, që u kuptua që ishte pjesë e xhirimeve të një klipi u mor si një konfirmim nga ana e tyre, për lidhjen e dashuri, por mesa duket nuk paska qenë kështu.

Teksa të gjithë prisnin që në këngën e re, Butrinti t'i shprehte dashurinë Kiarës, kuptimi i këngës është krejtësisht tjetër. Bëhet fjalë për një ndarje, e cila ka qenë vajza ajo që i ka dhënë fund lidhjes, por më pas nuk resht së telefonuari partnerin. Madje në një moment, thotë "Ti mace e zezë, ti mace e zezë, shumë e pabesë". Mos ndoshta kjo këngë po flet për historinë e çiftit, ndarjen dhe ribashkimin e tyre?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë