TIRANE - Veshjet mbartin histori. Edhe ato qëndisma të holla, të punuara me aq finesë me fije ari apo argjendi, të trashëguara brez pas brezi dhe të mbetura në trashëgiminë kulturore të një vendi, mund të rrëfejnë ndonjëherë më shumë se librat e historisë.
Shtresëzimet e veshjeve, përpunimet e tyre në kohë, madje që nga Paleoliti, janë udhëtimi më i çuditshëm dhe i befasishëm që një njeri i thjeshtë mund të bëjë falë ndihmës së ekspertëve që i deshifrojnë ato. Këtë udhëtim propozon ekspozita 4 mujore ”Resplendent Dress from Southeastern Europe: A History in Layers”, hapur në muzeun Fowler të Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles (UCLA) një nga kampuset më të famshme amerikane me një traditë 100-vjeçare. Dhe përmes kësaj historie të Europës juglindore nuk mund të mungojnë kostumet popullore shqiptare, katër veshje nga Shqipëria, dhe tre nga Kosova.
Veshjet shqiptare janë pjesë e koleksionet të muzeut dhe sipas njërës prej kuratoreve të ekspozitës, profesoreshës Elizabeth Wayland Barber një pjesë e tyre janë sjellë nga Shqipëria nga Emily Blackstone Camp, e cila ishte punësuar gjatë mbretërimit të Mbretit Zog për të ndihmuar në edukimin e grave të reja. Në ekspozitë përfshihen veshje nga Shkodra, Korça, Mirdita, Prishtina dhe Prizreni.
“Veshjet e shkëlqyera nga Evropa Juglindore” përmban pesëdhjetë objekte mahnitëse të shekullit të XIX-të –XX-të, një kompleks trashëgimish nga Maqedonia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Serbia, Hungaria, Republika Sllovake, Republika Çeke, Mali i Zi dhe Rumania pothuajse të gjitha pjesë e koleksionit të muzeut Fowler.
Gjithashtu janë edhe të paktën 100 pjesë veshjesh apo aksesorë të tjerë. Për të plotësuar shembuj të shquar të veshjes së grave, ekspozita përfshin gjithashtu disa rroba burrash. Të gjitha këto ansamble interesante janë shfaqur në një mjedis imersiv që evokon peisazhin dallues natyror në të cilin fshatarët prodhuan veshjet dhe stolitë e tyre.
Ekspozita fillon nga gjurmimi i zhvillimit te fundeve të hershme me thekë, të cilët më vonë u shndërrua në rroba të mirëfillta. Seksionet pasuese shfaqin futjen e futave, mëngëve ose tunikëve,dhe pastaj përparjet (përparëset), xhaketat, fundet dhe mantelet. Më tej seksionet e ekspozitës tregojnë ndikimin e Perandorisë Osmane në fushën e modës.
Ekspozita është organizuar nga Muzeu Fowler në bashkëpunim me Qendrën për Studime të veshjeve rajonale në muzeun në fjalë. Ajo është kuruar nga Elizabeth Wayland Barber, Profesore e Arkeologjisë dhe Linguistikës njëherësh dhe studiuese në Institutin e Arkeologjisë në UCLA, dhe nga Barbara Belle Sloan, Drejtore e asociuar e Qendrës për Studimin e veshjeve rajonale.
NJË HISTORI NË VESHJE
Vendet e Europës Juglindore kanë disa nga veshjet tradicionale më të përpunuara dhe të larmishme në Euroazi. Përtej bukurisë dhe rëndësisë e tyre si shënues të identitetit në një peizazh të diversitetit të madh kulturore, këto veshje gjithashtu ruajnë gjurmë të forta të fazave zhvillimore të veshjes moderne "perëndimore", e cila fillon me një fund me thekë të thjeshtë. Veshjet e shkëlqyeshme nga Evropa Juglindore në një Histori në shtresëzime, eksploron rrobat tradicionale të dymbëdhjetë vendeve dhe tregon ndikimet e mëdha historike dhe kulturore që kanë formuar fustanet evropiane rurale.
Në të kaluarën, vajzat në Evropën juglindore rurale kaloi fëmijërinë e tyre me endje, qepje, duke përgatitur veshje festive mënyrë që kur ato të arrinin moshën e pjekurisë të mund të bashkoheshin me vallet e fshatit të dielave pasdite veshur në petka të shkëlqyeshme.
Këto veshje jashtëzakonisht të gjalla dhe të punuara intensivisht shpesh ishin stolisur me dantella, qëndisje, fije metalike, monedha, rruaza dhe ndoshta më e rëndësishmja me shumë thekë. Ky i fundit një element simbolik, që ofron një lidhje mes fundet e gjata me thekë, të cilat ishin shënues të pjellorisë për më shumë se njëzet mijë vjet.
Me kalimin e kohës, forma të reja të veshjes janë shtuar pak nga pak në atë fund të gjatë me thekë. Kështu që nga 1900, veshja e një gruaje evropiano-juglindore të fshatit përbëhej nga shtresëzime mijëvjeçare historike, a madje një veshje e plotë mund të peshonte deri në 100 pond!
Me një shikim në këtë kostum, çdo spektator mund të dallojë jo vetëm statusin e saj martesor, por edhe fenë e saj, pasurinë, aftësitë tekstile dhe më shumë. Duke theksuar këto tipare dhe jo vetëm për bukurinë e saj fizike, një vajzë e veshur në këtë mënyrë prezantonte veten dhe zgjidhej si një nuse e denjë.
Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com