VD/Historia frymëzuese e mjekut 99-vjeçar në Francë që vijon punën edhe në kohë pandemie: Gruaja ka frikë, por unë s'mund t'i braktisë të moshuarit

FRANCË- Bota ka njohur heronj të rinj në këtë kohë pandemie, të cilët herë pas herë janë nënvlerësuar...ato janë mjekët!

Koronavirusi na ka sjellë vëmendje të historive nga më të veçantat, që shpesh as nuk e mendonim se mund të ekzistonin në të vërtetë! Një histori gati- gati e pabesueshme na vjen nga Franca. Teksa është fakt tani më që COVID-19 prek më të moshuarit, kjo që nuk e ka shqetësuar aspak Dr Christian Chenay, 99-vjeç i cili nuk është mbyllur në shtëpi, por vijon mision e tij.

Ai është mjeku më i vjetër në Francë dhe nisur nga mungesa e madhe të bluzave të bardha të familjes, ai vijon punën e tij, edhe pse jo 8-orarëshe në shtëpinë e të moshuarve për t'u siguruar një mbështetje. Gjendja e tij fizike është e mirë dhe kjo e ka ndihmuar edhe më shumë në mision e tij human.

"Gruaja është e shqetësuar se mos i sjell koronavirusin në shtëpi dhe ka të drejtë. Nuk mund t'i braktisë ato në kohë të vështirë", shprehet ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave