Historia/ Si u dakordësuan në
2002 Nano e Berisha kundër Metës
Më 11 tetor 2002 Sali Berisha dhe Fatos Nano u takuan në zyrën e ish-presidentit konsensual, Alfred Moisiu.
Më 11 tetor 2002 Sali Berisha dhe Fatos Nano u takuan në zyrën e ish-presidentit konsensual, Alfred Moisiu. Edhe atëherë, sistemi zgjedhor ishte në qendër të diskutimit të paktën zyrtarisht, por analistët e situatës së atëhershme politike e konsideruan këtë si një takim që vendosi për fatin e vendit dhe për fatet e një sërë figurash të rëndësishme të jetës politike. Ilir Meta u largua nga posti i kryeministrit në këtë vit, vendim i kushtëzuar nga marrëveshja e pashkruar mes Nanos dhe Berishës, çka shënoi krisjen përfundimtare mes tij dhe PS-së, dhe gjeneroi rrugën e krijimit të LSI-së. Rëndësia e takimit është e ngjashme me të tanishmet.
Edhe angazhimi i diplomatëve të huaj ka qenë e njëjtë. Një rol thelbësor atëherë e kanë kryer ambasadorët e
OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, Geert Ahrens dhe Jorgen Grunet, ndërsa tani, pjesën e vështirë të negociatave paraprake po e kryen ambasadori amerikan Donald Lu dhe ajo e BE-së Vlahutin. Takimi Fatos Nano-Sali Berisha në 2002, ishte përcaktues për jetën politike në vend dhe madje edhe për fatin politik të një sërë figurash, të angazhuara ose jo deri atëherë në politikë.
Dyshja e vjetër e pluralizmit përcaktoi fatin e një liste të gjatë institucionesh dhe po ashtu edhe fatin e zgjedhjeve të ardhshme dhe ndarjen përfundimtare të Ilir Metës me socialistët e krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që përfshiu në atë kohë një numër jo të vogël figurash të goditura gjatë paktit për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.2%
-
Jo
22.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2332
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15