Tekstet shkollore, Krasniqi: Produkte private! Tek ne historinë e dikton politika

Historia është një galeri dokumentesh, që nuk mund të zëvendësohet me interpretime alternative. Studiuesit shqiptarë kërkojnë që Instituti i Historisë e Akademia e Shkencave të mos mbeten të përjashtuar nga përzgjedhja e teksteve shkollore të historisë.

 “Janë  të gjitha produkte private, që kanë në thelb konceptin e konkurrimit të autorëve, ku prej tyre ka punime të mira, por në thelb mungojnë elementët e realizimit. Është gati një lloj vazhdimësie si në të kaluarën. Mungojnë dokumentet e realizmit edhe të përballjes së dokumenteve sipas rasteve. Për shembull, nëse ne shikojmë dokumentet e botuara që janë zyrtare, asnjë prej tyre nuk është përmendur apo publikuar, as si tezë, por kalohet në mënyrë përciptazi sistemit komunist apo periudha e demokracisë edhe vitet 90 nuk trajtohen fare”, u shpreh Krasniqi.

Aktualisht tekstet shkollore, pas certifikimit nga ministria, përzgjidhen nga mësuesit në bazë shkolle. Por, kjo metodikë, dhe vetë historia që u përçohet brezave të ri, sipas Krasniqit, diktohet nga politika.

 “Historia e së kaluarës ka qenë gjithmonë pjesë e politikës. Ne jemi nga vendet e vetme në Evropë, ku politikanët janë historianët kryesorë. Ata imponojnë qëndrime edhe përdorin shtetin dhe fuqinë politike për të imponuar teza historike, gjë që jo vetëm ka ndikim publik, se ka ndikim tek militantët, media shoqëri e kudo tjetër, por edhe i frenon studiuesit e pavarur dhe me integritet, që të përballen me një mur kaq të lart, më një kala kaq të madhe, sidomos kur është koncensuale. Detyra jonë është që ta kapërcejmë këtë gjë.”, tha ai.

Sa i përket të kaluarës e afërt, Instituti i Historisë, vitin e kaluar ka publikuar edhe librat e parë për historinë e viteve ’90. Me shumë prej protagonistëve ende gjallë e madje edhe në pozicione favorizuese,  sipas Krasniqit, ky ishte një hap i guximshëm, që shënoi kapërcimin e “vijës së kuqe”.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja