GJERMANI- Gjenden 1.5 ton kokainë në një anije me kontejnerë, që kishte mbërritur nga Brazili në Hamburg të Gjermanisë. Zyra doganore e Hamburgut tha se dërgesa u gjet javën e kaluar dhe ishte ngarkuar në Rio Grande të Brazilit.
Destinacioni i anijes ishte porti i Antwerpit në Belgjikë. Sasia e kokainës ishte e ndarë në 1575 pako, të fshehura në 64 çanta sportive. Vlera e kokainës konsiderohet të jetë 350 milionë euro. Kujtojmë që 4.5 ton kokainë me vlerë 1miliard euro u gjetën në të njëjtin vend me origjinë nga Uruguai.
Komento