Historia prekëse e shqiptarit, u dëbua nga SHBA-ja pa takuar vajzat e mitura

Historia prekëse e shqiptarit, u dëbua nga SHBA-ja pa takuar vajzat e mitura

Emigranti Sokol Vokshi dhe vajzat e tij

Një emigrant shqiptar që punoi si kamerier në një restorant ne Long Island për 24 vjet është deportuar në Shqipëri, pa i lënë atij asnjë mundësi për të takuar familjen dhe fëmijët.

Shqiptari Sokol Vokshi, 47 vjeç, i cili ka deklaruar se nuk u lejua të takonte gruan dhe dy fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në Elmont. I njohur si Sal, ai ishte “kamerier i preferuar i të gjithëve” në restorantin Golden Reef në Long Island para se ai të deportohej.

I martuar, baba i dy fëmijëve, ai u kthye në vendin e tij të lindjes më 4 prill, pa mundur të shohë vajzat e tij, të moshës 12 dhe 14 vjeç. Vokshi tha se i është dërguar një letër nga ICE duke i kërkuar atij të paraqitej në një takim më 3 prill. Ai tha se mendonte se do të ishte një takim tjetër rutinë që diskutonte apelin e tij.

Por sa shkoi në zyrë i vunë prangat. Tre ditë më vonë, ai ishte në një avion për në Shqipëri, ku jeton ende me motrën e tij. Nuk e njoh këtë vend, tha ai. Vokshi tha se ende po paguan 12,000 dollarë në taksat vjetore të pasurive të patundshme në shtëpinë e tij në Long Island dhe po përpiqet të gjejë punë në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot