Historia/Uiski me femra, Hajri sherr 
në lokal, gjobë për fyerje të policisë

Historia/Uiski me femra, Hajri sherr <br />në lokal, gjobë për fyerje të policisë
Njëri nga kapot e organizatës kriminale Altin Hajri ka qenë mjaft i njohur për policinë e Durrësit, kjo pasi është implikuar në disa ngjarje kriminale, për të cilat dhe është marrë i pandehur. Disa vite më parë Altin Hajri është dënuar me 2.6 milion lek pasi është marrë i pandehur nga prokuroria e Durrësit për akuzën e “Kundërshtimit me forcë të forcave të rendit”, “Fyerjes së punonjësve të policisë” dhe “Prishjes së qetësisë publike”.

Në 6 mars 2010 Altin Hajri rreth orës 21:30, bashkë me një shokun e tij, shtetasin Dritan Turja ka shkuar në lokal “Portsaid” në Durrës. I pandehuri në lokal është takuar edhe me dy vajza dhe kanë konsumuar pije alkolike “Xhek”. Më pas, i pandehuri Altin Hajri bashkë me shtetasin Dritan Turja dhe dy vajzat janë çuar për të dalë nga lokali.Në këtë kohë ai është konfliktuar me disa persona të tjerë,djem që ndodheshin në lokal dhe në lokal është krijuar rrëmujë.Për të neutralizuar konfliktin kanë ndërhyrë persona të tjerë dhe i kanë ndarë. Te lokali kanë shkuar punonjësit e policisë Arnald Ismaili, Avni Kokomani.

Aleks Kalemi etj,që kanë kërkuar ndihmën e grupit të gatshëm, i përbërë nga punonjësit e policisë Hysen Gashi, Altin Hoti dhe Enver Boshnjaku. Ka rezultuar që tek lokali “Portsaid” në lagjen Nr.1 të qytetit Durrës, ka shkuar dhe grupi i gatshëm i policisë për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të shoqëruar personat përgjegjës. Punonjësi i policisë Hysen Gashi i është afruar të pandehurit Altin Hajri dhe i ka kërkuar që të shkonte me ta në polici,për të sqaruar shkaqet e konfliktit.

I pandehuri Altin Hajri që ishte i dëmtuar në hundë gjatë konfliktit të ndodhur,ka kundërshtuar policët që ishin duke kryer detyrën. Ai i ka sharë dhe fyer punonjësit e policisë Hysen Gashi, Altin Hoti, Enver Boshnjaku dhe punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin në vendin e konfliktit.Në këto rrethana ka ndërhyrë punonjësi i policisë Hysen Gashi, që e ka kapur për krahu të pandehurin,duke i thënë që duhet të shkonte në Komisariat. Meqënëse i pandehuri Altin Hajri kundërshtonte me veprime,duke tentuar për tu shkëputur e të largohej, në ndihmë të kolegut të tyre kanë shkuar,agjenti i krimeve Enver Boshnjaku dhe punonjësi i policisë Altin Hoti. Ata kanë mundur të fusin të pandehurin Altin Hajri në automjetin (furgonin) e policisë dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës.

Në hetim del se edhe gjatë shoqërimit në polici,në automjetin e policisë,i pandehuri Altin Hajri ka vazhduar të shajë,fyejë dhe ofendojë punonjësit e policisë së rendit publik,gjatë kohës që ishin duke kryer detyrën sipas ligjit.
 
Fyerjet për policët
Në hetim del se edhe gjatë shoqërimit në polici,në automjetin e policisë,i pandehuri Altin Hajri ka vazhduar të shajë,fyejë dhe ofendojë punonjësit e policisë së rendit publik.

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar