“Fustanella e munguar” e ka quajtur historiani gjirokastrit Panajot Çakalli atë që po ndodh me festivalin treditor në Gjirokastër.
I mbështetur nga Ministria e Kulturës, “Fustanella Festival” nisi mbrëmjen e së premtes si një projekt që i dedikohet veshjes kombëtare.
Por për syrin e një historiani në këtë fluks perfomancash me muzikën e Fanfara Tirana dhe grupit grek Transglobal UnderGround, nuk nënkuptohet një dedikim i posaçëm për fustanellën.
“Ajo çka ndodhi dhe që lidhet me fustanellën, fustanellën e munguar për fat të keq në aktivitetin e këtyre ditëve është një ngjarje që denigron një nga komponentët themelorë të vijimësisë iliro-arbnoro-shqiptare, nuk mund të denigrohet dhe aq më tepër nga ministri i kulturës. Kumbaro duhet të tërhiqet nga pozicionet justifikuese të një gabimi që u krye e që është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm”, tha ai.
Në ditën e dytë të festivalit perfomancat e një muzike që përzien tradicionalen me Jazz-in kanë tërhequr vëmendjen e të rinjve.
Prezantimi i një veshjeje të zakonshme si fustanellë është bërë objekt kritikash gjatë këtyre ditëve nga njohësit e trashëgimisë kulturore.
Festivali drejtohet nga Robert Bisha kompozitor multi-instrumentist dhe improvizues në piano.
Muzika e tij përkufizohet si muzikë konteporane me nuanca të theksuar të Avant-Gard Jazz.
Siç duket edhe ky festival i përket këtij drejtimi muzikor, që në një mënyrë ose tjetër e lë në hije objektin e vërtetë Fustanellën.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO