TIRANE - Historian Muharrem Dezhgiu ka komentuar situatën që ka ndodhur ditën e djeshme në pikën kufitare Kakavijë, Gjirokastër. Kthimin e shtetasve grekë në kufi, duke mos i lejuar të shkelin në tokën shqiptare, Dezhgiu e ka vlerësuar si një gjest normal që duhet të ndjekë Shqipëria në të tilla raste.
“Është një vendimi i drejtë që ka marrë policia jonë kufitare në Kakavijë. Dua të them se me këtë veprim shteti ynë ka ardhur në vete. Marrëdhënia jonë mes dy shteteve duhet të funksionojnë mbi politikën e reciprocitetit”, është shprehur historiani, Muharrem Dezhgiu. Ndërsa me tej ai komentoi edhe atë që u quajt “molla e sherrit”, incidentin që ndodhi me kishën në qytetin e Përmetit.
Historiani Dezhgiu tha se “Heqja e Kishës nga Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, është një vendim i drejtë, por duhej të zbatohej me herët”. Ndërsa për mundësinë e përfshirjes se shtetit grek në këtë incident, ai tha se “Nuk ka pse të përfshihet politika e një shteti tjetër. Unë mendoj se patjetër ka gisht shteti grek në sjelljen e këtij konflikti në Përmet, i cili është njohur gjithmon si vend i luleve dhe i qetësisë”.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com