Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka reaguar pas deklaratave të historianit turk, i cili deklaroi se Skënderbeu nuk ka bërë luftë, por plaçkitje.
Gjatë një deklarate për mediat Kryeqytetari i Lezhës Frrokaj ka dënuar aktin e historianit turk, duke deklaruar se duhet të distancohemi nga ngjarje të tilla.
Sipas tij këto qëndrime janë dashakeqëse, pasi çdo popull ka heronjtë e vet që duhet respektuar, pavarësisht përkatësive fetare.
"Janë dashakeqëse dhe nuk kanë asnjë benefit në qëllimet e tilla. Ne nuk i cenojmë heronjtë e tyre, çdo popull ka heronjtë e tij ne pretendojmë që njihemi mirë me heroin tonë kombëtar, larg pikëpamjeve fetare është një hero që ka bërë emër me historinë e tij dhe me kontributin dhe personalisht e dënoj si akt", shprehet Frrokaj.
Në të njëjtën linjë për ngjarjen ka qenë edhe Myftinia e Lezhës. Imami i xhamisë së qytetit Mois Shehu tha se komuniteti mysliman distancohet nga akte të tillë, duke deklaruar se është e pafalshme që të fyhet një hero kombëtar siç është Skënderbeu.
"Distancohemi nga ky akt dhe duhet ti lemë historianët të flasin dhe më shumë se ka folur historia për heroin tonë që është heroi i vetëm kombëtar ne s'kemi se çfarë shtojmë. e dënojmë si akt që të fyet një hero kombëtar i një populli siç jemi ne", shprehet Shehu.
Nëpërmjet një video të publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale historiani turk e konsideroi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun një terrorist dhe tradhtar. Të shumtë ishin qytetaret të cilët u irrituan dhe reaguan ndaj këtij akti të historianit Turk, i cili ka vizituar këtë vend historik në maj të këtij viti.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO