Historike/ Atalanta mposht 3-0 Leverkusenin e Xhakës dhe fiton titullin e parë në Europa League! Gjimshiti ngre trofeun si kapiten, thyhet rekordi i ‘Aspirinave’
Heroi i fitores Lookman dhe trajneri Gasperini
DUBLIN - Atalanta mposhti 3-0 Bayer Leverkusenin në finalen e Europa League dhe siguroi trofeun e parë evropian. Për bergamaskët shiritin e kapitenit në këtë duel e mbajti Berat Gjimshiti, që është kapiten i Kombëtares. Veç suksesit dhe trofeut, Atalanta thyen rekordin me 51 ndeshje pa humbje të gjermanëve.
Në ‘Dublin Arena’ ndeshja nisi nën kontrollin e italianëve, teksa goli i parë erdhi pas 12 minutash. Një pasim i Zappacostas u shfrytëzua mirë nga Lookman, që brenda zonës nuk gaboi. Minutat në vijim Berat Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.
Kur dukej se Leverkuseni kampion i freskët i Bundesligës do reagonte, ishte sërish Lookman që me një të djathtë nga jashtë zone do e dërgonte rezultatin në 2-0 për dopietën personale.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, teksa Xabi Alonso me nisjen e lojës hodhi në fushë Boniface për sulmin. Minutat e pjesës së dytë panë Granit Xhakën me ‘Aspirinat’ të kërkonin golin që do rihapte sfidën, ndërsa italianët mbrojtën mirë.
Pas minutave ‘jo’, Atalanta gjeti forcat për të kontrolluar gjithçka dhe në minutën e 75-të sërish Lookman me një veprim fantastike dhe goditje me të majtën shënoi tripletën personale duke e dërguar rezultatin në 3-0.
Pasi ‘vulosën’ trofeun, djemtë e Gasperinit kontrolluan mirë rezultatin, duke kërkuar edhe ‘pokerin’, teksa bënë që kampionët e Gjermanisë të dukeshin të vegjël.
Mbrëmja e 22 majit do shkruhet me gërma të arta në historinë e Atalantës, që siguron trofeun e parë evropian. Pasi kaluan në fazën me eliminim klube si Sporting, Liverpool dhe Marseille, Atalanta e Gasperinit dhe Gjimshitit thyen edhe Leverkusenin në finale.
Veç këtij trofeu, Atalanta i jep të drejtën Seria A që sezonin e ri Italia të përfaqësohet me gjashtë klube në formatin e ri të Champions League. Më i miri në fushë padyshim Lookman, teksa Gjimshiti ishte i njëjti dhe fitoi në secilin dyluftim.
G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?
-
I drejtë
28.5%
-
I padrejtë
65.9%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2792
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca para Italisë, Sylvinho: Përgjegjësi të përfaqësojmë gjithë shqiptarët, kam 2-3 dilema për formacionin! Gjimshiti: Jemi gati, ndeshja e parë ndikon në fatet tona
14 Qershor, 18:09
-
Berat Gjimshiti: Mos e mbivlerësojmë Italinë, i njohim
11 Qershor, 10:09
-
Renditja/ Atalanta largon Romën nga Champions League, Empoli mbijeton në limite! Inter dhe Napoli barazojnë në javën e fundit
26 Maj, 22:45
-
VIDEO/ Granit Xhaka i jep Kupën e Gjermanisë Leverkusenit me një supergol, 'Aspirinat' mundin 0-1 Kaiserslautern
25 Maj, 22:10
-
Atalanta nderon Italinë, drejt skuadrës së 6 në Champions League! VIDEO nga festa në rrugët e Bergamos
23 Maj, 10:53
-
Atalanta mposhti Leverkusenin, Gjimshiti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë këtë sukses, dje mësova që do isha kapiten në finale
23 Maj, 08:06
-
'San Siro' pezullohet përkohësisht, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendos se ku do të mbahen finalet e kompeticioneve europiane për vitet 2026 - 2027
22 Maj, 16:31
-
Skenari/ Roma bën sot tifo për Atalantën, Champions League edhe nga vendi i gjashtë në Serie A
22 Maj, 13:57
-
Europa League/ Atalanta dhe Bayer Leverkusen diskutojnë sot finalen, italianët për trofeun e parë! 'Aspirinat' për rekordin
22 Maj, 10:20
-
Pritet me shiritin e kapitenit në krah, Gjimshiti para finales së EL: Gjithçka varet nga ne, e njohim Leverkusenin
22 Maj, 10:03
-
Gjysmëfinalet e Superkupës së Italisë, mësohen përballjet në Arabinë Saudite
16 Maj, 17:35
-
Kupa e Italisë/ Atalanta ndalet nga shtylla, Juventusi e mposht 0-1 dhe merr trofeun e 15-të! Zverdhet Gjimshiti, i kuq për Allegrin (VIDEO)
15 Maj, 23:00