Historike, Evangjelia Veli shpallet kampione Evrope në peshëngritje, ngre 208 kg në dygarësh! Merr 2 medalje të arta dhe 1 argjendi! Urojnë Rama dhe Kushi (VIDEO)

Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli ka arritur rezultat historik, duke u shpallur Kampione Europe. Ajo ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Veli realizoi të tre provat duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës. Kamila Konotop dhe Nina Sterck ngritën më pas 94 kg dhe peshëngritësja shqiptare u kundërpërgjigj, duke ngritur 95 kg, çka i siguroi medaljen e artë në shkëputje.

Në stilin e shtytjes Veli pasi realizoi provën e parë 108 kg dhe të dytën 111 kg siguroi medaljen, ndërkohë që Konotop e Ukrainës ngriti 113 kg dhe e kaloi në renditjen e përgjithshme. Në dygarësh Veli ka arritur të ngrejë peshën e përgjithshme 208 kg.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Sportit, Evis Kushi, kanë uruar Evangjelia Velin për këtë arritje historike.

“Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes! Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje”, shkruan Kushi.

Renditja e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Shpallet kampione e Europës në Peshëngritje, Veliaj uron Evangjeli Velin: Krenar!

1653847492_Screenshot8.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli e cila u shpall kampione europe në stilin e shkëputjes për peshën 55 kg, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë.

“Urime Evangjeli Veli, kampione e Europës në stilin e shkëputjes. Lajmi i parë i mirë nga Kampionati Evropian i Peshëngritjes, që po zhvillohet te Parku Olimpik i Tiranës. Krenar! – shprehet Veliaj.

Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh, kurse në shtytje mori medalje argjendi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 30/05/2022 12:42

    Urime. Bravo per titullin. SHpresojme t embash formen per Lojrat Olimpike ne Paris.

    Përgjigju
  • Tironsi: 29/05/2022 21:22

    BRAVO. KSHU FITOFSH GJITHOMN. LART E MË LART. HERES TJETER KANPOJNE OLIMPIKE EVANGJELI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja