Historike/ Gjykata në Kinë detyron burrin të paguajë gruan për punët e shtëpisë (VIDEO)

KINË- Një gjykatë në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët shtëpiake, pas vendimit për tu divorcuar në atë që konsiderohet si një vendim historik.  Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin e tij Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar pasi u martuan në 2015. Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin për djalin e tyre.

Gjykata e Rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar atë të paguante detyrimin ushqimor prej 2,000 juan çdo muaj si dhe pagesën e njëhershme të 50,000 juanve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë.

Kryetari i trupit gjykues u tha gazetarëve të hënën se ndarja e pasurisë së përbashkët të një çifti pas martese zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme. "Por punët e shtëpisë përbëjnë vlerë pasurore të paprekshme", tha gjykatësi.

Vendimi u bë sipas kodit të ri civil në vend, i cili hyri në fuqi këtë vit. Sipas ligjit të ri, një bashkëshort ka të drejtë të kërkojë kompensim në një divorc nëse ai ose ajo mban më shumë përgjegjësi për rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar dhe ndihmën e partnerëve në punën e tyre.

Më parë, bashkëshortët që divorcoheshin mund të kërkonin një kompensim të tillë vetëm nëse ishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore , jo shumë e pazakontë në Kinë.   Rasti ka ngritur një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, me disa që thonë se shuma e kompensimit ishte shumë e vogël.  

"Unë jam pa fjalë, puna e një amvise me kohë të plotë po nënvlerësohet. Në Pekin, punësimi i një dadoje për një vit kushton më shumë se 50,000 juanë," tha një komentues.

Në mediat sociale,  u bë i famshëm hashtagu për kompensimin e punës i cili u përdor më shumë se 570 milion herë.

Të tjerët theksuan se burrat duhet të bëjnë më shumë punë shtëpiake në radhë të parë.

Disa gjithashtu u bënë thirrje grave që të vazhdojnë karrierën e tyre pas martëse dhe të mos heqin dorë nga karriera.

Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), gratë kineze kalojnë gati katër orë në ditë në punë të papaguar - afërsisht 2.5 herë më shumë se ajo e burrave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë