Historike, Kina lejon çiftet që të sjellin në jetë tre fëmijë

Historike, Kina lejon çiftet që të sjellin në jetë tre fëmijë

Në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje rritjes së vogël të numrit të lindjeve në vend, Partia Komuniste kineze ka deklaruar se do të lejojë të gjithë çiftet e martuara të kenë tre fëmijë, duke i dhënë fund një politike me dy fëmijë që nuk ka arritur të rrisë lindjet në rënie të vendit ose të adresojë një krizë demografike jo shumë të largët.

Masa erdhi pas shqetësimit në rritje se numri i të moshuarve në Kinë mund të ndikojë në rritjen e mungesës së punëtorëve, duke prekur drejtpërdrejt ekonominë.

Partia e bëri njoftimin pas një takimi të Byrosë Politike dhe ata deklaruan se vendimi do të përmirësonte strukturën e popullsisë së vendit dhe do të ndihmonte në zbatimin e një strategjie kombëtare për t'iu përgjigjur në mënyrë aktive plakjes së popullsisë.

Kufizimet në numrin e lindjeve në Kinë, datojnë që vitin 1980, kur partia vendosi për herë të politikën "me një fëmijë" për të ngadalësuar rritjen e popullsisë dhe për të forcuar lulëzimin ekonomik që atëherë sapo kishte filluar.

Në vitin 2013, zyrtarët kinezë filluan të kuptojnë implikimet e plakjes së popullsisë së vendit dhe qeveria lejoi prindërit që ishin nga familje me një fëmijë të kishin dy fëmijë . Dy vjet më vonë, kufiri u rrit në dy fëmijë për të gjithë.

Demografët në Kinë kanë lobuar prej kohësh që qeveria të braktisë të gjitha kufizimet e lindjes, por Pekini ka lëvizur ngadalë pavarësisht shenjave se politika me dy fëmijë nuk po funksiononte.

Lindjet në Kinë kanë rënë për katër vjet rresht, ku në vitin 2020,  numri i foshnjave të lindura ra në nivelin më të ulët që nga epoka e Mao. Shkalla totale e lindshmërisë në vend, një vlerësim i numrit të fëmijëve të lindur gjatë gjithë jetës së një gruaje, tani qëndron në 1.3, shumë më poshtë normës së zëvendësimit prej 2.1.

Në vitin 2020, numri i persona 60 vjeç e lart në Kinë ishte 264 milion, rreth 18.7 përqind të popullsisë. Kjo shifër mund të rritet në më shumë se 300 milion njerëz, ose rreth një e pesta e popullsisë, deri në vitin 2025.

Për shumë vite, kufizimet e planifikimit familjar të Kinës i lejonin autoritetet të vendosnin gjoba ndëshkuese për shumicën e çifteve që kishin më shumë se një fëmijë dhe të detyronin qindra miliona gra kineze të abortonin ose t'i nënshtroheshin operacioneve të sterilizimit. Nëpunësit civilë u pushuan nga puna për shkeljen e kufizimeve të lindjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja