Historike/Kombëtarja e femrave
kalon në fazën tjetër të Botërorit

Historike/Kombëtarja e femrave<br />kalon në fazën tjetër të Botërorit
Kombëtarja e femrave është kualifikuar në fazën tjetër të kampionatit Botëror, pasi ka mundur Greqinë në "Elbasan Arena" 2:1 me gol në minutat e fundit të takimit.
 
Golat për Shqipërinë janë shënuar nga Doçi në minutën e 16 dhe Velaj në minutën e 90, ndërsa goli i vetëm për Greqinë ishte ai i Nati në minutën e 18, duke barazuar përkohësisht rezultatin.
 
Goli i fitores në minutën e 90
Goli që solli fitoren e kombëtares së Shqipërisë për femra u shënua në minutën e 90. Me 7 pikë në kryen të grupit, Shqipëria siguron kualifikimin në fazën tjetër të botërorit. 

Ndeshja
Nga minuta e 46, Greqia mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Gkatsou, e cila pas një ndërhyrje të gabuar në zonë shkaktoi penallti. Ekzekutimin e 11 metërshit e merr përsipër Velaj por gabon.
 
Edhe Morina për Shqipërinë u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 95, duke barazuar forcat në fushë për pak sekonda.
 
Kjo është hera e parë që Shqipëria kualifikohet për në fazën tjetër.
 
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria arriti në kuotën e 7 pikëve e ndjekur nga Greqia me 6, Malta 4 dhe Kosova me zero pikë.
 
SHQIPËRI – GREQI 2-1
Doçi 16′, Velaj 90′ / Nati 18′
Shqipëria: Zani, Proto (Jashari 80′), Rrahmani, Bajraktari, Gjini, Franja (Begolli 46′), Krasniqi (Memedov 87′), Hashani, Doçi, Morina, Velaj
Trajner: Armir Grima.
 
Golat
Doçi 16′, Velaj 90′ / Nati 18′

kombetarja e femrave
(Festa e futbollisteve pas kualifikimit në Botëror)
 
Kosova mundet nga Malta
Ndërkohë, kombëtarja tjetër shqiptare, ajo e Kosovës është mundur në "Selman Stermasi" nga Malta, me rezultatin 3:1.
 
Maltezet kaluan në avantazh që në minutën e 12, ndërsa 15 minuta më pas dyfishuan shifrat. Goli i tretë për Maltën do të vinte në minutën e 38.
 
Goli i vetëm për Kosovën u shënua nga Shala në minutën 80.  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)