Historike në Gjermani/Java e punës
28 orë dhe pagat rriten 4,3%

Historike në Gjermani/Java e punës<br />28 orë dhe pagat rriten 4,3%<br>
Ekzistonte rreziku i një “pralize” prej 24 orësh, pasi IgMetall kishte organizuar disa greva të shkurtra që kishin patur shijen e një paralajmërimi. Por sot në mëngjes sindikata e fuqishme e metalmekanikëve gjermanë ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje në Baden-Wuerttenberg. Bëhet fjalë për një marrëveshje-pilot, por që pritet të hyjë në histori.

Në rajonin e Daimler dhe Porsche ku ka 900 mijë punonjës, është pranuar një rritje e pagave me 4,3%, por mbitëgjitha e drejta për ta ulur javën e punës në 28 orë punë, për një periudhë maksimale prej dy vjetësh. Dhe java e shkurtuar mund të kërkohet më shumë se një herë, gjatë karrierës së punës. Përkundër kësaj, kompanitë mund ta rrisin kuotën e punonjësve që duan ta zgjasin javën e punës në 40 orë.

Mbitëgjitha, kush do të ketë nevojë të kujdeset për fëmijët e vegjël apo prindërit e sëmurë nuk do të ketë as shkurtim të pagës, pavarësisht shkurtimit të orëve të punës. Një pikë kjo për të cilën sindikatat dhe kompanitë ishin përplasur ashpër.

Është një marrëveshje që do të shtrihet edhe ndaj 3,9 milionë punonjësve metalmekanikëve të tjerë të Gjermanisë. Sipas kreut të IGMetall, Jörg Hofmann, bëhet fjalë për një "gurë themeli drejt një bote pune moderne, në të cilën çdokush mund të zgjedhë vetë”. Presidenti i Gesamtmetall, Rainer Dulger  tha: "është pikënisja e punës fleksibël së shekullit së 21-të".

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030