Për herë të parë në histori, ashtu si Spanjë një ditë më parë, Anglia është kualifikuar në finalen e Botërorit për vajza. Kjo sepse britaniket mposhtën 1-3 Australinë në gjysmëfinale edhe pse kundërshtarët luanin në shtëpinë e tyre. 75 mijë australinë në shkallët e stadiumit nuk i trembën të besuarat e Uigman, e cila arrin për të dytin sezon me rradhë finalen e Botërorit. Trajnerja në fjalë 4 vite më parë çoi Holandën në finale.
Sa i përket ndeshjes që do vulosë gjithçka, mes Anglisë dhe Spanjës, do të luhet të dielën në orën 12 të Sidnej të Australisë.