Historike, presidentja e KE dhe presidenti i KiE firmosin marrëveshjen tregtare post Brexit në Bruksel (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, Presidentja e Këshillit Evropian dhe Presidenti i KiE Charles Michel nënshkruan këtë mëngjes marrëveshjen e tregtisë dhe bashkëpunimit BE dhe Mbretëria e Bashkuar.  

Kjo marrëveshje tani do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar për t'u nënshkruar nga Kryeministri Boris Johnson, përpara se të zbatohet nga 1 Janari 2021.

Charles Michel,u shpreh se kjo marrëveshje është fryt i përpjekjeve intensive muajt e fundit.


"Marrëveshja që ne nënshkruam sot është rezultat i disa muajve negociata intensive në të cilat Bashkimi Evropian ka shfaqur një nivel të lartë qëndrimi unison. Është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar që mbron plotësisht interesat themelore të Bashkimit Evropian dhe krijon stabilitet dhe parashikueshmëri për qytetarët dhe kompanitë ".

Kjo marrëveshje do të shqyrtohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, përpara se të mund të ratifikohet nga Bashkimi Evropian.

Në këtë kontekst, është me rëndësi të madhe që Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të shikojnë përpara, në funksion të hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet e tyre.

Charles Michel,” Për çështje madhore, Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë krah për krah me Mbretërinë e Bashkuar:” 
 

Duke theksuar marrëdhëniet për ndryshimet klimaterike . Ditën e sotme marrëveshja do të diskutohet në Parlamentin britanik ku do të kërkohet mbështetja e deputetëve nga Johnson.

Ursula Von Der Leyen dhe Charles Michel 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:13
Parlamenti britanik 521 vota pro marrëveshjes post BREXIT

Pas nënshkrimit të marrëveshjes post- Brexit ditën e sotme nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, edhe deputetët britanikë e kanë mbështetur sot atë. Përfaqësuesit në Dhomën e Komuneve votuan me 521 vota pro dhe 73 kundër duke kryesuar dukshëm me 448 vota.

Marrëveshja pasi tejkaloi provën në Dhomën e Komuneve do të drejtohet në Dhomën e Lordëve të cilët gjithashtu duhet të miratojnë legjislacionin para se të bëhet ligj.

Sapo të bëhet kjo, Mbretëresha do të duhet të nënshkruajë marrëveshjen gjithashtu një fazë e njohur si Royal Assent.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën

Vlorë/ Gruaja i vendos flakën gomave të makinës pranë ish-fabrikës së Sodës, tymi i zi mbulon zonën