Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-0, ku kryeqytetasit për herë të parë në historinë e futbollit nuk do jenë pjesë e “Superligës”.
Tirana 24 herë kampion nuk bën dëtyrën, ndërsa Laçi dhe Flamurtari mposhtën kundërshtarët respektivë si Teuta dhe Korabi.
Pas 36 javësh, Tirana u rendit e 9-ta me 38 pikë, 1 më pak se Laçi, Flamurtari dhe Teuta.
Stadiumin “Loro Boriçi” ishte mbushur si rrallëherë në vitet e fundit nga tifozeria shkodrane.
Skuadra shkodrane mbështetej nga tifozë të shumë, pasi hyrja në “Loro Boriçi” ishte falas.
Pjesa e parë fliste për shkodranë, por Ilion Lika nuk lejoi gol në portën e tij.
Pas pushimit lojtarët e Tiranës krijuan më shumë, por pa mundur të shënojnë në portën e Erind Selimajt.
Nervozizmi në çastet e fundit la ekipet me nga 10 futbollistë, për shkak të kartonëve të kuq.
Cisse dhe Pjeshka lanë fushën.
Kjo sfidë tepër e rëndësishme u gjykua nga italiani Paolo Mazzoleni për të shmangur çdo kontestim.
[gallery]22465[/gallery]
Në Superligë qëndroi edhe Flamurtari që fitoi 3 – 0 me Korabin në sfidën e fundit të kampionatit.
Kukësi pësoi humbjen e parë në këtë kampionat, 1 – 0 me Luftëtarin në Gjirokastër.
Në barazim 2 – 2 përfundoi sfida Skënderbeu – Partizani.
Kukësi "con" në qiell superligën e parë
Luftëtari ka mposhtur Kukësin për herë të parë në këtë Superligë. Gjirokastritet kanë mposhtur kukësianët në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.
Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka nuk kishte regjistruar asnjë humbje deri në javën e fundit.
Sezoni 2016-2017 mbyllet me dy ngjarje mjaft të veçanta për historinë e futbollit shqiptar. Kukësi për herë të parë kampion, ndërsa Tirana bie për herë të parë në Kategorinë e Parë.
Kur u mbyll java e 36-të, e fundit, Kukësi mblodhi 75-së pikë, 3 më shumë se Partizani që u shpall nënkampion.