TIRANË-  E pabesueshme mund të konsiderohet  kjo natë për ekipet shqiptare! Kjo pasi për herë të parë, 4 ekipe do të shkojnë më tej se faza e parë në Europa League, madje Tirana është në të tretën.

Sonte me radhë arritën të kualifikoheshin Teuta, Laçi dhe në fund Kukësi. Verilindorët ishin të fundit që prenë biletën pasi në takimin e nisur në orën 20:00 në "Air Albania" mposhtën 2-1 bullgarët e Slavias së Sofias. Pak minuta më herët një kualifikim madhështor arriti Laçi që me penallti mposhti azerbajxhanasit e Keshlas. 120 minutat përfunduan 0 me 0, po ashtu edhe koha shtesw, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive 4 me 5 për skuadrën shqiptare.

Në orën 16:30 e para u kualifikua Teuta, që në "Niko Dovana" mposhti pastër 2 me 0 izraelitët e Beitar Jerusaem. Tani të tre skuadrat shqiptare do të mësojnë kundërshtarin në shortin që do të hidhet në ditët në vijim nga UEFA, ndërsa të sigurta kanë nga 500 mijë euro. 240 euro mijë për kualifikimin në turin e parë, ndërsa 260 mijë euro janë për pjesëmarrjen në turin e dytë të Europa League.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Skuadra e Laçi kualifikohet në turin e dytë të Europa League, mund me penallti Keshlan

1598558249_LACI.jpg

Skuadra e Laçit është kualifikuar në turin e dytë të Europa League pasi në Azerbajzhan ka mposhtur me penallti 4-5 skuadrën e Keshlas.

120 minutat, fillimisht 90 ato të rregulltat dhe më pas ato të shtesës, përfunduan me shifrat e bardha 0-0. Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por më shumë u përpoqën të mbronin sa të sulmonin.

Tani Laçi do të luaj në turin e dytë, ku në ditët në vijim do të mësojë edhe kundërshtarin.

Ora 21:53
Pas Teutës, kualifikohet edhe Kukësi në Europa League

1598558109_8ea697591c0b4d2b850b3f60cb0d4205.jpg

Kukësi ka vulsour ecurinë fantastike të skuadrave shqiptare në turin e parë të Europa League. Skuadra verilindore e drejtuar nga Skënder Gega ka mposhtur 2-1 Slavian e Sofias në Air Albania, falë golave të Eze dhe Kooper.

Për miqtë nga bullgaria barazoi përkohësisht Krastev në minutën e 81, por në fund vlejti sa për statistikë.

Verilindorët pothuajse në çdo vit kanë bërë hapa të rëndësishëm në kalimin e tureve, ndërsa edhe ky nuk duket se do të mbesë me kaq. 

Më herët turin e parë të Europa League e kaluan edhe Laçi me Teutën, ndërsa Tirana është e kualifikuar për në turin e tretë.

Ora 18:24
Izrealitët bien në Durrës, Teuta fiton pastër dhe kualifikohet në turin e dytë të Europa League

Një gol në minutën e 6 dhe një tjetër në të 87-ën i ka dhënë kualifikimin historik Teutës në turin e dytë eliminator të Europa League. Skuadra shqiptare e drejtuar nga Edi Martini ka mposhtur pastër 2-0 në 'Niko Dovana' izraelitët e Beitar Jerusalem.

Pak çaste pasi nisi ndeshja, sulmuesi Krasniqi gjeti momentin e duhur për të dërguar në rrjetë një kros nga e majta, duke zhbllokuar shifrat. Teuta në vijim ishte e aftë të ruante rezultatin dhe në disa raste të dilte në kundërsulm të shpejtë, por duhet të vinte minuta e 87 për të dyfishuar shifrat. Autori i golit në këtë rast ishte sulmuesi tjetër Rubin Hebaj.

Tani Teuta do të marrë pjesë në turin e dytë të Europa League, ndërsa aventura e Beitar ndërpritet këtu. Si pjesmarrëse në turin e dytë Teuta do të fitojë edhe një shifër të konsiderueshme nga UEFA. Duke përfshirë edhe pjesmarrjen në turin e parë shpërblimi shkon në 500 mijë euro.