Data 5 prill 2025 do jetë historike për Klubin e Futbollit Vora, pasi skuadra e drejtuar nga Arian Bellai ka siguruar matematikisht titullin kampion në Kategorinë e Parë dhe dy javë nga fundi i sezonit është skuadra e parë që siguron ngjitjen në Superligë. Për herë të parë në historinë 36-vjeçare të KF Vorës, klubi do luajë sezonin që vjen mes më të mirave të vendit.

Në Vlorë tifozët vendas u futën në fushë dhe goditën miqtë nga Kavaja. Në sulmin e tyre, disa tifozë vlonjatë kanë goditur trajnerin kundërshtar, Emiljano Çela.

NDESHJET - Duket nisur nga ora 15:00 paralelisht në Kategorinë e Parë u zhvilluan gjashtë ndeshjet e raundit të 31-të. Fitorja 2-0 e Vorës në shtëpi kundër Burrelit dhe humbja e Flamurtarit në Vlorë 0-2 nga Besa ka bërë që Vora të jetë zyrtarisht kampione e Kategorisë së Parë, duke marrë gjithë benefitet që vijnë nga ky sukses.

Në stadiumin e Vorës, në prezencën e qindra tifozëve skuadra vendase mposhti 2-0 Burrelin me golat e Kasallës dhe Dalipit, duke kryesuar me 76 pikë renditjen, shtatë më shumë se ndjekësit e Flamurtarit.

Në Vlorë ishte Besa që surprizoi dhe mposhti 0-2 Flamurtarin me golat e Patrick Nonatos dhe Indio Oliveira. Tifozët vendas u bënë protagonistë me hedhjen e sendeve të palejuara në fushë. Pas humbjes që Flamurtari pësoi, tifozët vendas u futën në fushë dhe goditën miqtë nga Kavaja. Në sulmin e tyre, disa tifozë vlonjatë kanë goditur trajnerin kundërshtar, Emiljano Çela. Tekniku i Besës akoma nuk ishte larguar nga fusha, ndërsa lojtarët e Besës po festonin suksesin.

Me 69 pikë Flamurtari mbetet në vendin e dytë dhe duket se në dy ndeshjet e mbetura hapat fals nuk lejohen, nëse kërkon që të shkojë direkt në Superligë dhe jo nga play-off. Pas tyre me një pikë më pak është Besa që do rivalizojë deri në fund për elitën.

Gara tanimë në Kategorinë e Parë bëhet për vendin e dytë dhe zonën play-off e play-out, teksa Valbona dhe Erzeni zyrtarisht janë të rrëzuar një kategori më poshtë.

Kategoria e Parë, raundi 31:

E shtunë, 05 prill 2025 - 15:00

Erzeni 1-5 Apolonia

Flamurtari 0-2 Besa

Valbona 1-2 Pogradeci

Korabi 1-0 Kastrioti

Kukësi 1-2 Lushnja

Vora 2-0 Burreli

Renditja: