Historike/Shqiptarët në Luginën e Preshevës bashkohen për herë të parë, synojnë tri vende në Kuvendin e Serbisë (VIDEO)

Pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc - që njihet edhe si Lugina e Preshevës – kanë arritur një marrëveshje historike teksa janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit, të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore, me synimin që të sigurojnë 3 deputetë në parlamentin serb.

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ka për qëllim fuqizimin e shqiptarëve në aspektin politik dhe se perms marrëveshjes synojmë arritjen e tri mandateve

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të ketij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Shqiptarët që jetojnë në komunat në jug të Serbisë, thonë se ndaj tyre behet diskriminim i vazhdueshme nga shteti serb dhe  se marrëveshja mes 5 partive do të sillte një ndikim me të madh te shqiptarët, por kjo do të ndodhte nëse ata do të përqendroheshin te të gjithë votuesit e mundshëm.

Pozicioni i shqiptarëve në Serbi ka qenë nën hijen e marrëdhënieve me Kosovën për dekada. Serbia tani ka një prirje të përmirësimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, e cila ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e bashkëpunimit me komunat e Preshevës dhe Bujanovacit.

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, thotë se “Duhet përgatitur për një mundësi reale pas këtyre zgjedhjeve që shqiptarët të behën të barabartë në vendimmarrje, jo vetëm në Kuvend por ta kenë edhe mundësinë të jene pjesë e ekzekutivit. Kjo prapë do të varet nga situata në Kosovë dhe si zhvillohet dialogu”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bese"Lidhja: 09/06/2020 11:08

    Ju lumte,burra!ky asht Lajm shume i mire!

    Përgjigju
    • Loti: 09/06/2020 19:17

      Pak me vones po me mir von se kurre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja