Historiku i grushteve të shtetit
në Turqi që nga viti 1960 deri tani

Historiku i grushteve të shtetit<br />në Turqi që nga viti 1960 deri tani
Nëse hedhim një shikim në historinë turke kuptojmë që ai i mbrëmshmi ishte grushti i katërt ushtarak i ndërmarrë nga ushtria turke. Dhe kjo është ushtria që gjithmonë ka vëzhguar ruajtjen e laicitetit të shtetit turk ndaj çdo tendence për të derivuar në religjion apo regjim autoritarist. Këtë e kishte vendosur Ataturku, themeluesi i Turqisë moderne, post osmane pas daljes nga Lufta e Parë Botërore.  Precedentët e mëparshëm të puçeve datojnë në vitin 1960, 1971 dhe 1980.
 
Me 27 Maj 1960, në kulmin e Luftë së Ftohtë, gjenerali Cemal Gursel ka rrëzuar me forcë presidentin Celal Bayar dhe kryeministrin Adnan Menderes . Sistemi u vu përsëri nën kontrollin civil në tetor të vitit 1961, por ushtria ka vijuar të kontrollojë politikën nga prapaskena deri në vitin 1965.
 
12 Mars 1971, në një moment të krizës ekonomike dhe tensioneve të forta sociale krerët e forcave të armatosura të udhëhequra nga gjenerali Faruk Gurler ndërhynë për të vendosur rendin në një memorandum të kryeministrit Suleyman Demirel në të cilin ata kërkuan instalimin e një qeverie të fortë dhe të besueshme. Nuk ka pasur akte të forcës por qeveria është detyruar të japë dorëheqjen nën kërcënimin e ndërhyrjes ushtarake.
 
Pas diskutimeve për rreth një vit, me datë 12 shtator 1980 qeveria turke u shpërbë dhe vendosi gjendjen e jashtëzakonshme. Gjenerali Kenan Evren, i cili udhëhoqi grushtin e shtetit u bë president dhe admirali Bulend Ulusu kryeminister. Presidenti Evren qëndroi shtatë vite si president dhe gjatë kësaj kohe ekonomia turke u stabilizua dhe pësoi rritje.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë