Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit. Me firmën e kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita janë ndryshuar nëndrejtorët e drejtorive vendore. Besmir Dervishi është larguar nga Tirana si zëvendësës drejtor dhe është emëruar shef i krimeve në Kukës.

Në vend të tij është vendosur Oliger Torba, i cili deri tani ka qënë zv.drejtor në Fier. Ndryshime janë bërë dhe në qarqe të tjera të vendit në rangun e nëndrejtorëve si në Shkodër, Lezhë, Fier etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita emëron Alban Dautaj si drejtor të Operacionales. Më herët Dautaj mbante postin e drejtorit rë Antiterrorit. Gjithashtu është larguar dhe shefi i komisariatit nr. 2 në Tiranë Ermal Kënaçi i cili është transferuar në Kukës.

Gentian Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimit e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër. Edmond Sulaj, emërohet në krye të Antiterrorit, në vend të Alban Dautajt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
U emërua zv.drejtor i Policisë së Tiranës, kush është Oliger Torba dhe roli i tij te ‘Blutë’ e Fierit

1776882319_oligertorba.jpg

Ditën e sotme, me firmën e kryepolicit Skënder Hita, janë ndërmarrë një sërë ndryshimesh në Policinë e Shtetit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme, është largimi i Besmir Dervishit si zëvendës-drejtor i Policisë së Tiranës dhe emërimi në këtë pozicion i Oliger Torba, i cili ka qenë zv.drejtor në Fier.

Ndërkohë Besmir Dervishi, i larguar nga Tirana si zëvendës drejtor, është emëruar shef i krimeve në Kukës.