Ish-shefi i Komisariatit nr. 2, Ritvan Pali, është rikthyer në Policinë e Shtetit, i emëruar me firmën e kryepolicit Skënder Hita në krye të Operacionales në Policinë e Lezhës.
Pali u largua rreth 9 muaj më parë nga blutë pas një sërë transferimesh dhe uljes në gradë nga kryepolici i asaj kohe, Ilir Proda, në rrethana të çuditshme, menjëherë pasi me efektivë të Komisariatit nr. 2 arrestoi të shumëkërkuarin e SPAK, ish-policin e RENEA, Altin Morina.
Pas largimit nga policia, Pali iu drejtua Administratives dhe fitoi proceset gjyqësore, duke rikthyer edhe gradën.












Komente
Komento