'Hitler turk'/ Hiqet statuja e Erdoganit nga qyteti gjerman, krijoi përplasje mes turqve

'Hitler turk'/ Hiqet statuja e Erdoganit nga qyteti gjerman, krijoi përplasje mes turqve

Statuja e presidentit turk, Erdogan

Qyteti gjerman i Wiesbaden ka hequr statujën prej 4 metrash të presidentit të Turqisë, Erdogan pasi u dëmtua me shprehjen "Hitler turk".

Statuja e Rexhep Tayyip Erdogan u vendos në shesh si pjesë e festivalit të Arteve Bienale të Wiesbaden. Por vendosja e saj nxiti konflikt midis mbështetësve dhe kritikëve të Erdoganit.

Në marrëveshje me policinë e shtetit, kryebashkiaku Sven Gerich vendosi të hiqte statujën, pasi siguria nuk mund të garantohej.

Oliver Franz, këshilltare

Zhvendosja e statujës së Erdogan

Gjermania ka një pakicë të konsiderueshme turke, të cilët njësoj si në vendin nga vijnë reflektojnë qëndrimet e ndryshme ndaj Erdoganit. Disa e mbështesin, ndërsa të tjerë e akuzojnë atë për tendenca autoritare.

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë kanë qenë të ftohta në vitet e fundit, kjo pasi në mars të vitit 2017, pati tensione mes dy vendeve kur Erdogan i krahasoi zyrtarët gjermanë me nazistët .

Fyerja erdhi pasi autoritetet gjermane anulluan tubimet që kishin organizuar turqit në Gjermani përpara një referendumit në Turqi. 

Por mosmarrëveshjet duket se janë lënë mënjanë pasi Erdogan ka planifikuar të bëjë një vizitë shtetërore në Berlin në fund të shtatorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja