Spartak Ngjela: Hitleri gjeti hebrejtë t’i shpallë armiq, Berisha zgjodhi Ramën, Enver Hoxha….Kjo është patologjia e vulgut

Spartak Ngjela: Hitleri gjeti hebrejtë t’i shpallë armiq, Berisha zgjodhi Ramën, Enver Hoxha….Kjo është patologjia e vulgut

Sali Berisha

Saliu ndërkohë po kërkon të krijojë armikun, që këtë ta ketë si motiv edhe turma mbështetëse e tij. Po ç’është kjo: gjetje, apo përsëritje e historive diktatoriale?

l.Vulgi turbator

Këtë shprehje latine kanë thënë romakët e mëdhenj për turbulluesin e turmës: turrbullues i vulgut. Por, na duhet të vëmë në dukje se, në kohet moderne dhe, sidomos, gjatë shekullit të XX- ë këta turbullues turmash krijuan tiranitë më kriminale që kishte njohur historia. Por, as Shqipëria nuk shpëtoi dot nga një i tillë vulgi turbator gjatë këtij shekulli: ky ishte Enver Hoxha. Veçse, një i tillë është sot edhe Saliu, i cili kuptohet se është në fundin e vet politik.

ll. Tani, të bën për të qeshur ky fundi i Saliut. Sepse këta tipa kanë ekzistuar gjithmonë në histori. Historianët e mëdhenj, këtë lloj tipi që ka gënjyer turmat dhe është në fundin e vet politik, e kanë quajtur: Shqetësuesi i fundit i njerëzve të thjeshtë, i lindur nga llafazanët e kotë, nga gënjeshtarët dhe budallenjtë.

Por ajo që duhet të theksojmë tani si fakt historik, është e vërteta se këta tipa patologjikë e kanë në natyrën e sëmundjes së tyre armikun. Ata duan të infektojnë me maninë e armikut të tyre turmën që i mbështet, duke aluduar që, armiku i tij është edhe armiku turmës së tij mbështetëse. Sepse dihet nga psikologjia e turmës që vulgu kërkon gjithmonë të ketë një armik të prekshëm dhe konkret

Hitleri gjeti hebrejtë. Dhe i sëmuri gjermanët me armikun e tyre të madh– hebrejtë. Hitleri për gjithçka që nuk shkonte mirë në Gjermani fajësonte ebrejtë. Derisa u tha turmave që e përkrahin se:

“Nuk ka ndonjë formë të punëve të pista dhe ku, të paktën, të mos jetë përfshirë një ebre”.

Enver Hoxha, nuk u tha hebrej armiqve që krijonte dhe i likuidonte me zhurmë propagande, por tha se ata ishin armiq të tij dhe të Shqipërisë. Dhe këtë ua përcillte turmave që i kish’ shthurur deri në sëmundje. Dhe vulgu i Shqipërisë e mbështette se e kishte në natyrë të patologjisë së vet gjetjen e armikut të identifikuar. Turma e përfshirë në politikën e pushtetit politik, kur gjen armikun e saj, krijon objektin konkret të shpirtit të vet të trazuar. Dhe këtu qetësohet dhe harron veten, se mendjen e ka te armiku i saj.

lll. Por ja që, edhe Saliu, kuptohet se është i njëjti tip: ai duroi sa duroi, dhe e gjeti më në fund edhe ky armikun. Dhe këtë po ia shpreh përditë turmës që e mbështet. Dhe ky armik është kryeministri aktual: Edi Rama.

Por, nëse ish- kancelari gjerman nazist dhe sekretari i parë komunist i Shqipërisë e gjetën armikun dhe ua përcollën turmave të tyre nga pozitat e forcës, se ata ishin në pushtet kur “gjetën” armikun – Sali ziu e gjeti armikun duke mos pasur fare forcë, madje edhe i akuzuar nga Uashingtoni për korrupsion të nivelit të lartë dhe në bashkëpunim me Alkaedën.

Dhe, prandaj, ky nuk po e entuziasmon dot turmën e tij, dhe pse Saliu po mendon se kësaj turme ia ka gjetur armikun. Po “armiku” Edi Rama, çfarë po bën? Ai ndihet i sigurt në pushtetin e tij, se arkaizmat e Saliut me armikun e popullit nuk afektojnë dot më njeri në Shqipëri. E kuptoni tani se çfarë po ndodh në Shqipëri? Po Alibejajn, i cili tani e ka në drejtim të tij Partinë Demokratike ligjore, a do ta shpallë armik Saliu?

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qemali: 06/08/2022 00:08

    Zihen te gjithe deshtaket dhe hipokritet kushbe kush te gezoje Ramen me shkrime kunder Salhales! Ky bixhozxhiu i stazhionuar madje e barazon Ram-armikun me hebrejte apo klasen e shtypur te Shqiperise. Mender dhe jurist tjetri. Mire apo keq Salehalja ka shpallur vetem NJE armik. Dhe ne fakt ai esht me keq se armik sepse eshte i lig. Ashtu si dhe ata apo ato qe bertasin nen masken qe ofron ai.

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 06/08/2022 00:02

    Edhe Kristiano Ronaldo ,futbollisti që gjysma e Botës e quan si më të madhin e të gjitha kohërave,kurse për mua shënuesi më i madh i lojës me top qëkur është shpikur dhe kryeatleti i futbollit,pra edhe ai po bëhet i neveritshëm kur kërkon ende të sfidojë moshën,dhe këmbëngul ende të jetë në formacion çdo herë...!!!! Jo më ,një malok vrasës dhe maskara,hajdut dhe ngatërresëtar,të cilin populli i tij e ka përzënë si qen nga pushteti përpara 9 viteve! Hiq dorë o qelbësirë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër