Hodhën fishekzjarrë dhe flakadanë tek Drejtoria e Përgjithshme, lëndohet një polic

Hodhën fishekzjarrë dhe flakadanë tek Drejtoria e Përgjithshme, lëndohet një polic

Një efektiv i policisë ka mbetur i dëmtuar nga momenti kur protestuesit hodhën fishekzjarrë e mjete të tjera pirroteknike në ambjentet brenda rrethimit të institucionit, në oborr ku ishin vendosur në kordon sigurie efektivë të policisë. 

Edhe Policia e Shtetit thotë se "gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.  Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Opozita 3 orë marshim proteste në shi në 5 institucione, pas thirrjeve të ndërkombëtarëve 'zhduket' molotovi


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë