Një aksion i vërtetë policor ka ndodhur mbrëmë vonë në Elbasan ku policia është vënë në ndjekje të një makine në të cilin ndodhej drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët fillimisht nuk u janë përgjigjur urdhrit të policëve për të ndaluar.
Më konkretisht në lagjen "28 Nëntori", Elbasan, forcat 'Shqiponja', janë vënë në ndjekje të mjetit tip 'Fiat', pasi nuk ka ndaluar për t'iu nënshtruar kontrollit. Gjatë ndjekjes së dy personave, drejtuesit të makinës E.K dhe pasagjerit Jani Xhufka, këta të fundit kanë hedhur një send të fortë duke dëmtuar makinën e policisë.
Më tej është hedhur nga dritarja edhe një armë tip pistoletë, e cila është marrë në cilësinë e provës materiale, por edhe një krëhër me 7 fishekë. Si rrjedhojë e aksionit të policisë është bërë i mundur arrestimi i 31-vjeçarit Jani Xhufka, ndërsa në kërkim është drejtuesi i mjetit E.K.

Komente

